Panairi “Investo në Veri”, King-Smith: Qeveria britanike mbështetje zhvillimit ekonomik në veri të Shqipërisë

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith në Panairin “Investo në Veri”, i zhvilluar tek Piramida, në Tiranë.


Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith foli sot në Panairin “Investo në Veri”, i zhvilluar tek Piramida, në Tiranë.

Panairi ishte një forum i rëndësishëm, i cili bashkoi kompani prestigjioze që operojnë në Shqipëri me sipërmarrësit e rinj, duke i ndihmuar të hyjnë në tregun tejet konkurrues dhe të arrijnë sukses.

Ambasadori përmendi disa nga punët e kryera përmes programeve të mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar, në veri.

Atij iu bashkua edhe ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja si edhe ministri i Shtetit për Qeverisjen Lokale, Arbjan Mazniku.

Në Kukës dhe Dibër, javën e kaluar, më shumë se 600 të rinj morën pjesë në panaire, për të eksploruar mundësitë në sektorë të ndryshëm, përfshi shëndetësinë, telekomunikacionin, turizmin, IT dhe sistemin e sigurisë, arsimin dhe ndërtimin. Edhe 30 kompani të tjerë morën pjesë sot në Tiranë.

Qeveria britanike do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin ekonomik në veri të Shqipërisë përmes programeve të ndryshme, të financuar nga Mbretëria e Bashkuar, si: “Perspektiva të reja”, iniciativat e Këshillit Britanik, partneritetin lokal edhe atë me Dhomën Britanike të Tregtisë, për të ofruar alternativa të reja për të rinjtë dhe për ta shndërruar këtë në një histori suksesi.

Gjatë fjalimit, ambasadori britanik tha se, “ne jemi të lumtur që e sjellim këtë përvojë sot në zemër të Tiranës, me një tjetër grup me mbi 30 kompani, universitete dhe drejtues të sektorëve të ndryshëm, për të diskutuar me partnerët dhe palët e interesuara se si mund të bëjmë më shumë në promovimin e punës sezonale, asaj në distancë, formimit profesional dhe krijimit të partneriteteve mes institucioneve arsimore dhe industrive, duke nxitur kësisoj kulturën e inovacionit dhe duke mbështetur sipërmarrësit e rinj”.

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.