Ningbo: Import-eksporti i Zonës Demonstruese të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar Kinë-Vendet e EQL arrin nivel të ri

Këto ditë u publikuan të dhënat më të fundit prej Zonës Demonstruese të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Ningbo të Kinës Lindore.


Këto ditë u publikuan të dhënat më të fundit prej Zonës Demonstruese të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Ningbo të Kinës Lindore. Sipas statistikave doganore, nga janari deri në nëntorin e vitit 2023, Zona Demonstruese e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Ningbo arriti një vëllim importi dhe eksporti me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore prej 46.26 miliardë juanësh, duke u rritur 12.7 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Midis tyre, importet ishin 12.28 miliardë juanë dhe eksportet 33.98 miliardë juanë, duke u rritur përkatësisht me 25.8% dhe 8.6 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Zona Demonstruese e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Ningbo është e vetmja zonë demonstruese e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Që nga përurimi i saj në vitin 2018, kjo zonë demonstruese ka pasur një vëllim të përgjithshëm importi dhe eksporti prej 205.26 miliardë juanësh me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, me një normë mesatare vjetore të rritjes së importeve 42.3%.

Me lulëzimin ekonomik dhe tregtar, kompanitë e importit dhe eksportit kanë besim dhe motivim. Chen Yi, menaxherja e përgjithshme e Kompanisë së Tregtisë “Dijiaweida” të Ningbo-s, kohët e fundit është bërë “njeri fluturues”. Ajo sapo mbaroi pjesëmarrjen në Ekspozitën e 6-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, pastaj shkoi në Ekspozitën e Emigrantëve në Qingtian, Ekspozitën e Importit të Yiwu-së dhe Ekspozitën Globale të Ushqimeve dhe Produkteve Bujqësore të Cilësisë së Lartë të Shenzhen-it për vitin 2023. Në listën e saj të ekspozitave, përveç produkteve klasike dhe më të shitura të serisë së trëndafilave bullgarë, ka edhe një produkt që bie në sy, që janë gjelat e sheqerit, apo lëpirëset, e bërë me dorë nga Rumania.

“Gjelat e sheqerit nga Rumania ruajnë procesin tradicional të prodhimit, kanë formë simpatike dhe ngjyrat janë nxjerrë nga frutat dhe bimët. Janë të shëndetshme dhe të shijshme. Ato u ekspozuan për herë të parë në Ekspozitën e 6-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës dhe u mirëpritën nga shumë njerëz. Kështu që ne shpejt bëmë një porosi për një kontejner tjetër.” Chen Yi tha se ajo gjithashtu do të planifikojë të bashkëpunojë me miqtë e vjetër nga Bullgaria për të ndërtuar një fabrikë të stilit të kopshtit në Ningbo që integron kulturën, turizmin dhe prodhimin, ku do të ndërtohet linja e prodhimit të produkteve të trëndafilit me cilësi të lartë.


Foto nga VCG

Ashtu si Chen Yi, Zhang Peng, menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë “Yashengxiang” në Zonën e Tregtisë së Lirë të Ningbo-s, bën përpjekje për të paraqitur produktet e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në tregun kinez. “Ekspozitat e mëdha një ditë do të mbyllen, por shitjet e produkteve tona nuk do të ndalojnë. Me mbështetjen e fortë të departamenteve të ndryshme qeveritare, produktet tona më të shitura mund të shfaqen dhe tregtohen gjithmonë në Sallën 9 të Qendrës Ndërkombëtare të Konferencave dhe Ekspozitave të Ningbo-s,” tha Zhang Peng.

Dogana e Ningbo-s ka krijuar gjithashtu një sportel të veçantë për shërbimet e zhdoganimit për mallrat nga Evropa Qendrore dhe Lindore, duke i dhënë përparësi shqyrtimit dhe lëshimit të mallrave të importuara nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Dogana udhëzon kompanitë për të hapur rrugët e shitjes së produkteve të reja përmes kanaleve të tregtisë elektronike ndërkufitare, gjë që gjithashtu u jep kompanive besimin për të siguruar më shumë porosi.

Që nga përurimi i Zonës Demonstruese të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar të Ningbo Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Dogana e Ningbo-s ka përmirësuar vazhdimisht nivelet e saj të mbikëqyrjes dhe lehtësimit të zhdoganimit, ka organzuar Dialogun e Inspektimit Doganor Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe ka krijuar platformën e Bashkëpunimit për Komunikimin Doganor Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Nëpërmjet uebsajtit të Qendrës së Informacionit Doganor Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, janë publikuar 14 000 informacione, si politikat doganore, këshillat e zhdoganimit dhe informacione të tjera, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme të ndërmarrjeve kineze dhe të huaja mbi importin e produkteve bujqësore. Numri i përgjithshëm i vizitave në këtë uebsajt ka arritur në 1.9 milion, duke fituar besimin e kompanive të importit dhe eksportit.


Foto nga VCG

Që nga fillimi i këtij viti, Dogana e Ningbo-s ka promovuar nismën për kthimin në një doganë inteligjente, duke përmirësuar më tej aplikimin e skenarëve inteligjentë. Ndërmarrjet vetëm duke klikuar në celularë e tyre, mund të kryejnë kërkime për të gjithë procesin e politikave dhe rregulloreve, miratimin e hyrjes në treg, zhdoganimin, dhe gjithashtu mund të paraqitin pyetje dhe konsultime në celularë, duke kursyer shumë kohë. U realizimua se në mbarë procesin e zhdoganimit të mallrave do t’u përgjigjet kërkesave.

“Më pas, ne do të thellojmë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, do të ndihmojmë më shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore të ndajnë mundësitë e tregut kinez dhe do të kontribuojmë me fuqinë tonë doganore për t’i shërbyer më tej zgjerimit të importeve të vendit”, tha Liang Qiping, drejtor i Departamentit të Evropës Qendrore dhe Lindore të Doganës së Ningbo-s. (Çang Çuo)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…