“Dimri i Librave” e shndërron në pranverë letërsie Panairin!

Bashkim Hoxha në krijimtarinë e tij shquhet për gjetje origjinale dhe këndvështrime interesante.


Nga Dash Frashëri

“Dimri i Librave” e shndërron në pranverë letërsie Panairin!

Shkrimtari Bashkim Hoxha promovoi në Panairin e 26-të Librit, romanin e tij të fundit: “Dimri i librave”, botuar nga Shtëpisë Botuese “Onufri”, nën moderimin e Kadia Dedja.

Ai pretendon të bëjë një tablo të shoqërisë moderne, këndvështrimi i raportit të saj me librin. Zbehjen e raportit të njeriut me kulturën dhe librin, krizën kulturore dhe shpirtërore të shoqërisë.

 

Autorë, studiues, botues dhe më gjerë ishin të pranishëm gjatë aktivitetit, ku u promovua dhe libri më i fundit.

Bashkim Hoxha në krijimtarinë e tij shquhet për gjetje origjinale dhe këndvështrime interesante. Ai ka fituar disa çmime kombëtare me romanet e tij.

 

Ky libër në pikëpamje të parë i zymtë, shoqërohet me mjaft ironi, ç’ka i jep lexuesit argëtim edhe pse dominojnë notat pesimiste për krizën shpirtërore dhe kulturore të shoqërisë, e cila në këtë rast është pa kohë. Dozat pesimiste të realitetit vijnë nën prespektivën e një drite gjatë gjithë strukturës narrative, duke zhbërë çdo antivlerë e cila rreket të institucionalizohet.

Romani është ndarë në katër pjesë, në të cilat, personazhet bashkëveprojnë me njëri-tjetrin: Prologu (Muza e vjetër), Pjesa e parë (Koha); pjesa e dytë (Atdheu); pjesa e tretë (Jeta); pjesa e katërt (Pranverë, vjeshtë, dimër).

“Brenda romanit unë kam shumë gjëra nga vetja ime! Ndjeshmërinë time personale, tepër evidente, se si më dhimbsen këta personazhe”, tha shkrimtari Hoxha.

Adnan K., Sokrati, Fatmiri, Simoni, Sidriti, Bela, Mirela, Triumfi janë personazhet e krijuara nga autori, por që ata duken mjaft realë.

Ky roman që vë në qendër shkrimtarin dhe krizën e leximit, përshfaq realitete bashkëkohore, nën perceptimin e njerëzve që jetojnë me librin, si një metaforë mbi rëndësinë që ka arti kultura në ridimensionimin shpirtëror e social të kohës që jetojmë.

“Sa më shumë kthime të librave të pashitur, aq më shumë trishtim kam për këtë fenomen, për largimin e vëmendjes së shoqërisë nga kultura, zbehjen e dimensionit kulturor të shoqërisë, dhe në këtë rast konkret ndaj librit”, tha Hoxha.

Këtë ridimensionim autori Hoxha e përshfaq që në pjesën e parë “Koha”, ku ndër të tjera shkruan se: “Ka qenë njëherë e një kohë kur letërsia krijonte kombe, si dikur në Rilindje. Tani ndjenja është zhdukur në drejtim të paditur, fjala është struktur diku në një cep e trembur dhe kapakët e librave janë bërë si sëndukët e gjysheve, që nuk i hap njeri prej kohësh…”

Risi e këtij romani është struktura kompozicionale krejt e veçantë, ku në katër pjesët e titulluara : “Koha”, “Atdheu”, “Jeta” “Pranverë, verë, vjeshtë” dhe në epilogun “Dimri” autori të befason me lëndën e larmishme, bukurinë e narrativës, karakteret e shumta, përshkrimet e portretizimet brilante, gjuhën e pasur e gjithë forcë shprehëse.

Në epiqendër është Adnani, një ish poet ushtarak që pas ’90-tës u përshtat me ekonominë e tregut duke krijuar lokalin me emrin “Muza”, ku në një tavolinë të veçantë të saj mblidhen për çdo javë shokët e tij shkrimtarë e poetë: Sokrati, Fatmiri, Simoni, Bela, Sokrati, Mirela…, që diskutojnë për tema të ndryshme e madje recitojnë edhe pjesë nga krijimtaria e tyre dhe shpallin edhe konkursin e më të mirëve.

Bashkim Hoxha të mahnit me bukurinë e fjalës teksa vë në gojën e këtyre personazheve ligjërime për tema si atdhedashuria, vdekjen si një monolog, jetën – një pritje e bukur, etj.

Për Bashkim Hoxhën “Vdekja është monolog. Jeta është dialog me të paktën dy zëra, nuk mund ta shprehë dot një zë i vetëm”.

Shkrimtari Hoxha i trajton në këtë roman edhe marrëdhëniet njerëzore, kur shkruan se: “Marrëdhënia e njeriut me botën është bërë shumë materiale dhe ndjesia ka dalë diçka e tepërt, siç doli i tepërt edhe bishti, në fillim si një atavizëm, pastaj iu zhduk fare njeriut”.

Në tërësinë e këtij romani ndeshim edhe shpirtin poetik të Bashkim Hoxhës, teksa mjaftë episode i shoqëron me poezi që dallojnë për natyrshmërinë, ritmin, muzikalitetin dhe ngjyrimet e fjalës, trillin dhe lakonizmin, si veçori të pranishme në secilën prej tyre.

Autografet për lexuesit, të cilët blenë romanin i japin bukuri edhe promovimit të librit.

Bashkim Hoxha “Mjeshtër i Madh” është gazetar, dramaturg, skenarist dhe shkrimtar i njohur.

Nga dora e shkrimtarit Bashkim Hoxha kanë dalë një radhë veprash si “Dimri i librave”, “Asnjëherë të martën”, “Një shaka e vogël me vdekjen”, “Duartrokitësit”, “Kronikat e Mjegullës”, “Gruaja e shiut”, “Romancë ditën e krimit”, “Lakuriq”, “Ground Zero” ( “Dëshmitari i Shkretëtirës”), “Hotel Ballkan”, “Mbreti i Vesës”, “Mot i keq për dashuri”, “Fjalë të ndyra dashurie”, “Njeriu tjetër”, “Një lolo dhe një mbret”, “Ftesë për gjyq”, “Këngë dashurie dhe korba”, “Qyteti pa dashuri”, etj.

__________

Tiranë, më 19 nëntor 2023

 

 

 

Përafrimi ligjor me BE, Musabelliu: Mbrojtje proporcionale e interesave të ortakëve dhe aksionarëve të shoqërive tregtare

Projektligji për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian,…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Përafrimi ligjor me BE, Musabelliu: Mbrojtje proporcionale e interesave të ortakëve dhe aksionarëve të shoqërive tregtare

Projektligji për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian,…