Gazmend Freitag, piktori nga Kosova që bën art në Austri

Dashuria për figurat e rëndësishme të historisë dhe humanitetit shqiptar, ka bërë që piktori shqiptar nga Kosova, Gazmend Freitag, t’i përjetësojë ato në vizatimet e tij.


Dashuria për figurat e rëndësishme të historisë dhe humanitetit shqiptar, ka bërë që piktori shqiptar nga Kosova, Gazmend Freitag, t’i përjetësojë ato në vizatimet e tij.

Figura e Shën Nënë Terezës është një prej tyre. Pavarësisht jetës që bën larg Kosovës, për një kohë të gjatë, megjithatë, lidhjet e tij me botën shqiptare janë të forta.

“Magjespja dhe respekti për ta është frymëzim për mua“, thotë piktori Freitag, në një deklarim për RTKlive. “Poetët, luftëtarët dhe studiusit që janë thelbësorë për popullin shqiptar dhe vetë imazhin e tyre, zënë vend të veçantë në zemren time“, thotë ai.

I lindur në vitin 1968 në fshatin Pataçan të poshtëm, babai i tij, Asllani punonte në Lyon të Francës si mërgimtar.

Nëna e Gazmendit, Qamilja lindi pesë djem, e Gazmendi ishte i treti. Përderisa babai i tij punonte në Francë për të mbajtur familjen, dëshira më e madhe e nënës ishte që fëmijëve të saj t’iu mundësojë një shkollim të mirë.

Qysh si fëmijë Gazmendi dallohej me prirjen e tij për vizatim. Ai si nxënës krahas vizatimit i përkushtohej edhe letërsisë.

Shkollimin e mëtejmë, klasën e pestë deri në të tetën Gazmendi e vazhdoi në Fortesë. Dy vitet e para të gjimnazit i mbaroi në Rahovec kurse klasën e tretë dhe të katërten në gjimnazin e Prizrenit, ku njëkohësisht edhe banonte.

Gjimnazin e absolvoi në vitin 1987. Më pastaj Gazmendi fillon studimet në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Kjo ishte koha më hidhur e Gazmendit pasi, posa kishte mbaruar dy semestra mbyllet me dhunë Universiteti i Prishtinës për shqiptarët nga pushtuesit serb, njëkohësisht fillon regjimi serb me futjen e masave të dhunshme ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Pasi që regjimi i Millosheviqit mbylli fakultetet për studentët shqiptar, edhe Gazmendi si shumë studentë tjerë ndodhej në një gjendje të pashpresë, e cila e detyroi përfundimisht që në vitin 1990 të largohet nga vendlindja dhe të marr rrugen e mërgimit, rrugën për në Gjermani, kur edhe merr hapin vendimtar t’i kushtohet pikturës. Atje Gazmendi dashurohet në gjermanen Kristin dhe martohet me të më 1990. Nga kjo martesë e cila zgjati vetëm 10 vjet, ai ka tri vajza.

Në vitin 2013 vijon studimet në drejtimin e artit nudo, kryesuar nga Prof. Mag. Annelies Oberdanner në Universitetin e Arteve në Linz.

Punimet e Gazmendit janë me motive të shumta: autobiografike, nga mjedisi dhe rrethi i jetës, peizazhe nga vendlindja, portrete njerëzish nga më të ndryshmit, kujtime nga fëmijëria në vendlindje, punime nudo, natyrë e qetë etj. Kryesisht teknikë nga grafika me laps, shkumës, tush apo vaj në kanavace.

Gazmendi u bë i njohurndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali, 2014. Që nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz të Austrisë. Gazmend Freitag është që nga viti 2013 antar i shoqatës “Kunstprojekte” në Vjenë, ndërsa nga viti 2018, antar në Galerinë e Artit inovativ në Innsbruck.

Marrë nga RTK

Rama: Rritja ekonomike e pakrahasueshme, kërkohet disiplinë për të shmangur qëndrimin “vendnumëro”

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi se Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq të ri, ndërkohë që…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Rritja ekonomike e pakrahasueshme, kërkohet disiplinë për të shmangur qëndrimin “vendnumëro”

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi se Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq të ri, ndërkohë që…