Duka: Silvinjo të bën për vete

Shqipëria fitoi me shifrat 3-0 ndaj Çekisë duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në Euro 2024.


Shqipëria fitoi me shifrat 3-0 ndaj Çekisë duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në Euro 2024. Pas kësaj sfide në emisionin “Kuqezi” foli edhe presidenti i Federatës së Shqipërisë, Armand Duka. Presidenti theksoi se Sylvinho ka një meritë të madhe për këto rezultate ndërsa shtoi se Shqipëria tashmë e ka ngritur shumë stekën dhe skuadrës i kërkohet shumë.

“Ishte ndeshje me presion të jashtëzakonshëm, kisha stres. Nuk e mendoja 3-0, do të isha i kënaqur edhe me një pikë. Çekët janë të fortë dhe këta i mundën falë grupit dhe zemrës. Hysaj dhe ata që kanë qenë në Europianin e kaluar kanë pasur nga momentet më të bukura në jetë”.

A është kjo skuadra më e mirë në drejtimin tuaj? “Këtë duhet ta thonë specialistët, kjo është skuadër fantastike, janë djem me mend dhe sedër. E duan njëri-tjetrin, nuk kemi superyje, por kemi një skuadër yll. Edhe në 2016-tën shkuam në Europian me fitoren 3-0 në CAS, edhe atëherë ishte djersa e çunave ashtu si sot.

2016 më ka shijuar pafund se ishte hera e parë, atëherë na akuzuan se nuk mund të shkonim në Europian. Tani e kemi ngritur stekën lart dhe duhet të shkojmë edhe në Botëror pasi përndryshe na shajnë. Në tribunë kam përqafuar kryeministrin dhe çdo njeri që më ka dalë përpara”.

Asani, Ramadani, Seferi që vijnë nga kampionati, shërbejnë si shembull për të tjerët? “Janë kontribues të mëdhenj, Asani ka realizuar tre gola fantastikë. Por, skuadra është e para, këta janë shembuj pozitiv. Çdo lojtar i shërben vendit si një model që motivon brezat”.

Sylvinho, i prisje këto rezultate kur arritët marrëveshjen? “Kur vendos nuk mund të jesh i sigurt, por na bindi me projektin dhe kishte një ndjenjë pozitive që të bën për vete. Sylvinho ka një meritë kryesore për këto rezultate, është regjizori. E ka thënë se ne jemi një, e ka thënë në shqip. Kjo ishte edhe për Ismajlin që nuk ishte, ka shumë merita Sylvinho”, u shpreh Duka.

Lexo më shumë nga

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Global 360

Osmani në takim me Chulick: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Nicole Chulick, zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.