Sulejman Pashë Delvina, atdhetar dhe diplomat i shquar

Sulejman Pashë Delvina, lindi më 5 tetor 1871 në Delvinë dhe vdiq në Vlorë më 1 gusht 1933


Sulejman Pashë Delvina, lindi më 5 tetor 1871 në Delvinë dhe vdiq në Vlorë më 1 gusht 1933. Ishte atdhetar dhe politikan i shquar shqiptar, kryeministër për periudhën 30 janar 1920-14 nëntor 1920 dhe pjesëtar i qeverisë së Fan Nolit më 1924.

Arsimin e mesëm e kreu ne gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Studimet e larta i kreu në Stamboll në vitin 1898, Universitetin “Mylkie”. U emërua atashe në MPB-në Osmane dhe më pas sekretar në zyrën e dekreteve të Kryeministrisë, si dhe profesor në liceun e Gallatasarait e në gjimnazin e Vefa-s. U bë shef seksioni në MPB dhe drejtor i përgjithshëm i vilajeteve.

Sulejman Pashë Delvina ishte një ndër figurat qendrore të klubit shqiptar të Stambollit. Bashkë me patriotë të tjerë iu kundërvu politikës xhonturke dhe synimeve shoviniste ndaj Shqipërisë të monarkive fqinje. Në korrik 1911 udhëhoqi manifestimin e studentëve shqiptarë në Stamboll për të mbështetur alfabetin dhe kërkesat shqiptare. Ishte një nga nënshkruesit e thirrjes së 18 nëntorit dorëzuar përfaqësive të Fuqive të Mëdha në Stamboll ku kërkohej të njiheshin të drejtat kombëtare të popullit tonë.

Në prill 1919 kolonia shqiptare në Turqi, e dërgoi atë në Konferencën e Paqes në Paris, për të mbrojtur në emër të saj interesat e Shqipërisë dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike të lindura në gjirin e përfaqësuesve shqiptarë të atjeshëm. Projektet për copëtimin e Shqipërisë nuk mund të ndryshoheshin dot nga përfaqësuesit shqiptarë në krye të të cilëve ishte Delvina.
Megjithatë ishte Kongresi i Lushnjës që u mbajt në janar të vitit 1920 ai që hodhi poshtë gjithë vendimet e marra në Konferencën e Paqes në Paris. Kongresi zgjodhi dhe qeverinë e tij, në krye të së cilës u zgjodh atdhetari dhe njeriu i respektuar, Sulejman Delvina.

Kjo qeveri drejtonte në atë kohë pjesën më të madhe të vendit dhe u përpoq që të kishte jehonë edhe në fushën ndërkombëtare, duke vendosur marrëdhënie diplomatike me shtetet e huaja, me kusht që të respektohej tërësia territoriale e Shqipërisë.

Më pas, Delvina mbështeti luftën kundër bandave esatiste më 1920 dhe ndihmoi në përfundimin me sukses të luftës së Vlorës kundër pushtuesve imperialistë italianë.

Po kështu mori pjesë edhe në nënshkrimin e protokollit italo-shqiptar të datës 2 gusht 1920. Në moshën 37 vjeç Sulejman Delvina kreu detyrën si Ministër i Brendshëm, 11 korrik 1921 deri më 16 tetor 1921. Në këtë detyrë ndenji 3 muaj e 5 ditë. Mori pjesë në revolucionin e qershorit 1924 dhe në qeverinë e kryesuar nga Fan Noli u emërua ministër i Punëve të Jashtme për periudhën nga 16 qershor 1924 – 23 dhjetor 1924. Pas dështimit të këtij revolucioni, Delvina u largua nga Shqipëria dhe u end në Evropë për disa vjet si emigrant politik.

Më vonë i sëmurë u kthye në Shqipëri dhe vdiq në Vlorë në vitin 1933. U varros në qytetin e tij të lindjes, në varrezat publike, së bashku me të vëllain patriotin tjetër të shquar, ish kryetarin e bashkisë së Delvinës, Namik Delvinën./ATSH

Rama në Bordin e Paqes me presidentin Trump, Balla: Mbani televizorët ndezur në orën 16:00

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Donald Trump do të jenë së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes

Global 360

Pavlov: Korridori VIII, katalizator për investime në logjistikë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolay Pavlov, deklaroi sot se në mjedisin gjeopolitik, ndërlidhja mes vendeve dhe transporti…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bordin e Paqes me presidentin Trump, Balla: Mbani televizorët ndezur në orën 16:00

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Donald Trump do të jenë së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes