Margariti: Ekspozita “Brez pas brezi”, reflektim për të ardhmen e trashëgimisë kulturore

Një ekspozitë për ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë, e cilësoi drejtoresha e përgjithshme e IKTK-së, Klesta Qirici.


“Brez pas brezi” titullohet ekspozita e cila mblodhi bashkë ata që punuan për zbulimin, restaurimin, promovimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ata që e vijojnë sot këtë mision, breza të vjetër e të rinj, profesorë e ish-studentë të tyre në fushën e trashëgimisë kulturore.

Në çeljen e ekspozitës në hollin e Ministrisë së Kulturës, ishte e pranishme edhe ministrja Elva Margariti, e cila e cilësoi atë një reflektim për të ardhmen.

Në ekspozitën e çelur në vazhdën e kremtimeve të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, u prezantuan fotografi nga çaste pune të stafeve dhe ekipeve ndër vite të Institutit të Kulturës, sot Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, por edhe imazhe të disa prej pasurive materiale – site, ura e kisha mesjetare.

Një ekspozitë që shtrihet në mëse gjashtë dekada punë për mbrojtjen dhe konservimin e trashëgimisë kulturore të vendit.

Një ekspozitë për ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë, e cilësoi drejtoresha e përgjithshme e IKTK-së, Klesta Qirici.

Ekspozita erdhi si homazh për të shkuarën dhe frymëzim për të ardhmen, duke kujtuar rëndësinë e ruajtjes së thesareve kulturore.

Në fjalën e saj, ministrja Margariti duke e cilësuar këtë ekspozitë si reflektim për të ardhmen tha se “kjo hapësirë ka shërbyer jo rrallë herë për të promovuar artistë që nuk gjejnë hapësira në galeri të mëdha.

Ky rast shërbeu për të celebruar jo vetëm pasurinë dhe trashëgiminë kulturore, por edhe punën e IKTK”.
Ministrja Margariti theksoi rëndësinë e specialistëve të fushës, ndërsa tha se tashmë trajnimet do të bëhen përmes Qendrës Rajonale për Konservim dhe Restaurim, pranë IKTK.

“Misioni i kësaj qendre do të jetë formimi dhe përditësimi i njohurive të restauratorëve dhe të subjekteve të licencuara, sipas legjislacionit për trashëgiminë kulturore, si edhe hartimi dhe zbatimi i programeve të kualifikimit të specialistëve në fushën e trashëgimisë kulturore materiale”, tha Margariti.

Në këtë ekspozitë ishin edhe emra të njohur të fushës së trashëgimisë kulturore si profesorët Aleksandër Meksi, Pirro Thomo, Valter Shtylla e Zef Çuni.


Profesorët Meksi e Thomo ndanë me të pranishmit histori nga puna e tyre në terren, kushtet e vështira me të cilët punohej dikur, pasionin me të cilin i kushtoheshin misionit të tyre, si edhe episode mes kolegësh.

Rama: Detajim i programit të sezonit të ri, në nëntor konferencë kombëtare “Shqipëria Sociale”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e së premtes në Tiranë një takim pune me drejtuesit politikë dhe përfaqësuesit e qeverisë,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Detajim i programit të sezonit të ri, në nëntor konferencë kombëtare “Shqipëria Sociale”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e së premtes në Tiranë një takim pune me drejtuesit politikë dhe përfaqësuesit e qeverisë,…