Ibrahimaj: Lehtësim i shërbimeve për biznesin në 64 institucione

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj


Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, u shpreh sot në takimin me sipërmarrjen se “nisma më e re e qeverisë për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit ka për qëllim shkurtimin e hallkave burokratike dhe përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit”.

Ibrahimaj tha se, “prej vitesh qeveria shqiptare është fokusuar në lehtësimin e shërbimeve ndaj biznesit dhe digjitalizimin e shërbimeve përmes një dritareje unike shërbimi, si e- Albania, e- prokurimet, e-Tatimet apo portalin e elektronik të QKB, risi të cilat kanë ndikuar në reduktimin e kohës e të bërit biznes dhe angazhimit që çdo biznes i Shqipërisë ka me institucionet shtetërore”.

Ajo vuri në dukjes se me gjithë punën e bërë është e nevojshme dhe ka vend për përmirësime të mëtejshme.

“Ne sot kemi një numër të madh licencash që lëshohen nga QKB. Janë 112 licenca dhe 1300 kërkesa në vit që miratohen për dhënien e licencave. Sot shumë nga dokumentet që kërkohen për licencat apo autorizimet janë tashmë pak të tepruar, pasi ne mendojmë se duke qenë se kemi ngritur gjithë regjistrat elektronikë, një pjesë e dokumenteve janë në institucionet shtetërore dhe është e panevojshme që bizneset të ngarkojnë këto dokumente”, tha Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se, tashmë qeveria ka nisur një proces të riinxhinierimit ku 64 institucione publike kanë riparë të gjitha shërbimet që i ofrojnë biznesit dhe janë munduar t’i lehtësojnë këto shërbime.

Ajo ftoi shoqatat e biznesit të ofrojnë propozimet e tyre në procesin e riinxhenierimit, me qëllim arritjen e një rezultati ku afatet të shkurtohen, procedurat të qartësohen dhe lehtësohen, duke përmirësuar më tej klimën e biznesit.

Për këtë qëllim, bëri të ditur Ibrahimaj, është hartuar dhe pyetësor, i cili do të plotësohet nga ana e biznesit, ndërsa do të krijohen grupet teknike me përfaqësues nga nënsektorët e ekonomisë ku të diskutojmë derregullimin dhe elementë të tjerë që shqetësojnë biznesin, si punësimin, reduktimin e informalitetit apo rritjen e aksesit në financim.

Ministrja solli shembullim e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që ka nisur procesin e derregullimit dhe në të gjitha lejet dhe licencat ka reduktuar kohën e marrës së shërbimit me 50 %.

“Konkretisht nga 60 ditë kohë që merrte vlerësimi për ndikimin mjedisore, MTM e ka reduktuar në 30 ditë dhe nga 17 dokumente që kërkoheshin më parë e ka ulur atë në 8 të tilla. Si ky shërbim do të analizohen të gjitha shërbimet me qëllim kryerjen e shërbimeve ndaj biznesit më shpejt dhe me më eficiencë”, tha Ibrahimaj. (ATSH)

Austria, investitori i pestë më i rëndësishëm në Shqipëri për vitin 2025

Austria u rendit si investitori i pestë më i rëndësishëm në Shqipëri gjatë vitit 2025, për nga vlera e flukseve…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Austria, investitori i pestë më i rëndësishëm në Shqipëri për vitin 2025

Austria u rendit si investitori i pestë më i rëndësishëm në Shqipëri gjatë vitit 2025, për nga vlera e flukseve…