Veliaj në forumin e urbanistëve në SHBA: Tirana një qytet i mirë edhe për fëmijët

Veliaj foli në një panel me urbanistin e mirënjohur kanadez, Gil Penalosa, ndër 100 urbanistët më të mirë në botë,


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zbuluar disa prej projekteve kryesore të Tiranës në forumin “Qytete për të gjithë”.

Duke folur në një panel me urbanistin e mirënjohur kanadez, Gil Penalosa, ndër 100 urbanistët më të mirë në botë, Veliaj u ndal te ajo që qytetet duhet të bëjnë për fëmijët dhe pse përfshirja e tyre është e rëndësishme për zhvillimin e qyteteve, duke sjellë si shembull rastin e Tiranës.

“Një politikan ose një kryebashkiak duhet të mendojë për votuesit dhe taksapaguesit duke qenë se në atë detyrë publike zgjidhet sepse dikush ka votuar për të. Por, nëse një kryebashkiak mendon vetëm për votuesit dhe taksapaguesit, po mendon vetëm për të rriturit. Dhe për mua ky është një gabim i madh, sepse automatikisht, veçanërisht në shoqëritë me moshë të re si e jona, ka përjashtuar 30 % të popullsisë që është nën moshën për të votuar”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se, përfshirja e fëmijëve në politikat e qytetit e ka bërë Tiranën një qytet më të mirë për të gjithë dhe ka ndihmuar në transformimin e saj.

“Nuk është mënyra e duhur për të bërë gjëra nëse themi se ‘gjërat nuk bëhen’. Ti mund të jesh dyshues për politikanët, por nuk mund të jesh kurrë dyshues për fëmijën tënd. Ndaj, mendoj se përfshirja e fëmijëve ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të bindur prindërit, edhe ata që thonë se gjërat nuk bëhen, apo njerëz që thjesht nuk duan t’ia dinë për politikën, sepse fëmijët janë absolutisht avokatët më të sinqertë për ndryshimin. Ata janë komunikuesit më të besuar kur vjen puna te familja e tyre”, shpjegoi Veliaj.

Lexo më shumë nga

Demo: Lirinë e trashëguam, të ardhmen e ndërtojmë bashkë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka përcjellë urimin për festat e Nëntorit përmes një videomesazhi së bashku me…

Global 360

Begaj me Shiroka-Pulën: Kosova meriton një qasje të re nga BE-ja!

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Lirinë e trashëguam, të ardhmen e ndërtojmë bashkë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka përcjellë urimin për festat e Nëntorit përmes një videomesazhi së bashku me…