Rama pret në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Rama: Me Presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri


Kryeministri Edi Rama priti sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë, me ftesë të presidentit Bajram Begaj.

“Me Presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri”,u shpreh Rama në rrjetet sociale ndërsa publikoi momente nga takimi.

Gjatë vizitës në Tiranë Osmani zhvilloi takime me drejtues të lartë të shtetit.

Më herët Osmani u prit në takim nga presidenti Begaj, të cilin e falënderoi për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e përpjekjeve për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do t’i dorëzojë shkrimtarit Ismail Kadare dekretin e nënshtetësisë së Kosovës. Vizita e Osmanit do të vijojë edhe të martën e 5 shtatorit kur do të vizitojë Durrësin dhe Beratin. /ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

Kosova dhe Italia konfirmojnë partneritetin në fusha me interes të përbashkët

Presidentja Justina Shiroka-Pula priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.