Balla: Çdo ditë duhet të punojmë për të fituar besimin dhe mbështetjen e qytetarëve!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e përmbylli mbrëmjen e sotme me një takim me Strukturat e Forcës së Posaçme Shqiponja.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e përmbylli mbrëmjen e sotme me një takim me Strukturat e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Balla shprehu falenderime për punën e palodhur të forcave Shqiponja, të cilët bëjnë të mundur marrjen e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

“Ndërsa qyteti i Tiranës bëhet gati për gjumë detyra juaj është që gjatë gjithë natës, në të gjithë territorin e kryeqytetit, të zbatoni ligjin dhe natyrshëm që t’u shkojmë nga mbrapa të gjithë atyre që shkelin ligjin. Në Tiranë kemi një numër të konsiderueshëm personash në kërkim dhe detyra jonë është që këto persona që i shmangen ligjit ne t’i çojmë përpara drejtësisë dhe së bashku me drejtor Toninin dhe nën udhëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm Rrumbullaku ne kemi tashmë një plan sesi të shtrijmë kontrollin tonë në të gjithë territorin”.

? DREJTORIA E POLICISË?TIRANË➖Me shqiponjat??‍✈️?‍✈️

? DREJTORIA E POLICISË?TIRANË➖Me shqiponjat??‍✈️?‍✈️ të cilët në këtë moment marrin detyrën, për të garantuar një natë të qetë për kryeqytetin?Na duhet të minimizojmë kohën e mbërritjes së forcave tona në vend-ngjarje sa herë një qytetar kërkon ndihmë tek ne ☎️112. Çdo ditë duhet të punojmë për të fituar besimin dhe mbështetjen e qytetarëve. Një ndër detyrat kryesore është mirësjellja dhe përmirësimi i komunikimit me qytetarët. Policia nuk mund të jetë e fortë dhe e besueshme duke qenë arrogante, por e fortë sepse zbaton ligjet, i trajton qytetarët të barabartë para ligjit dhe sepse komunikon me qytetari.

#VetëmPërpara➡️??
#mëshumësiguri

Posted by Taulant Balla on Tuesday, August 15, 2023

Në fjalën e tij Balla shprehet se duhen më shumë rezultate në kontrollet për armëmbajtje pa leje si dhe deklaroi se dita ditës Policia e Shtetit po rifiton besimin e qytetarëve duke i’u përgjigjur çdo shqetësimi që ata kanë.

“Dua më shumë rezultate në kontrollet për armëmbajtje pa leje dhe dua ta përgëzoj, dhe një prej arsyeve që jam sot këtu është që ishte njëra prej njësive tona të Forcave Shqiponja e cila bëri të mundur ndalimin e një oficeri të Gardës së Republikës që lëvizte nëpër Tiranë me armë pa leje. Ne duhet të ulim kohën e mbërritjes së forcave tona në momentin që një qytetar merr në numrin 112. Jam shumë i sigurtë që ne dita ditës po rifitojmë besimin e qytetarëve dhe do ta thellojmë këtë besim vetëm nëse ne sillemi me qytetari dhe përmirësojmë komunikimin tonë me qytetarët”.

Balla edhe njëherë vuri theksin tek mbështetja financiare për çdo punonjës policie.

“Secili prej jush është shumë i rëndësishëm për punën që bëni në komunitetin që shërbeni dhe e vërteta është që unë do të bëj gjithçka që trajtimi financiar i çdo departamenti të Policisë së Shtetit dhe këtyre burra dhe grave, djemve dhe vajzave që bëjnë pjesë në njësinë tonë që na bën përditë krenarë Shqiponjat të jetë një trajtim financiar sa më i mirë dhe natyrshëm që puna juaj të shpërblehet sepse në fund të fundit ajo që për mua ka rëndësi është fakti që secili prej jush është një prind apo do të bëhet shumë shpejt prind dhe dua që edhe fëmijët tuaj të jenë krenar çdo ditë për punën që bën babai ose mamaja e tyre”, u shpreh Balla.

Top Channel

Rama ndan dëshminë e një pensionisteje: Marrëveshja me Italinë na ndryshoi jetën

Kryeministri Edi Rama ndau sot mesazhin e një qytetareje nga Durrësi, e cila prej 30 vitesh jeton në emigrim dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan dëshminë e një pensionisteje: Marrëveshja me Italinë na ndryshoi jetën

Kryeministri Edi Rama ndau sot mesazhin e një qytetareje nga Durrësi, e cila prej 30 vitesh jeton në emigrim dhe…