Begaj vizitë zyrtare dyditore në Slloveni

Presidenti Bajram Begaj do të vizitojë Slloveninë me ftesë të presidentes së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar


Presidenti Bajram Begaj me ftesë të presidentes së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, do të zhvillojë në datat 13-14 korrik 2023, një vizitë zyrtare në Slloveni.

Ceremonia e mirëseardhjes do të zhvillohet të enjten, 13 korrik në orën 10:00 dhe pas takimeve kokë më kokë dhe mes dy delegacioneve, në orën 11:45, presidentët Begaj dhe Pirc Musar do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp, mbi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe rezultatet e pritshme të kësaj vizite në marrëdhëniet dypalëshe.

Në qendër të bisedimeve me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, do të jenë bashkëpunimi dypalësh, me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik, integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe efektet e agresionit rus në Ukrainë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm.

Përveç, ceremonive zyrtare dhe takimeve me presidenten Pirc Musar, Begaj do të zhvillojë takime të veçanta edhe me kryeministrin e vendit, dr. Robert Golob, si dhe kryetaren e Asamblesë Kombëtare, Urshka Kakoçar Zupançiç.

“Korrupsioni, fenomen shqetësues”, Rama: 50% e detyrave të lëna nga BE lidhen me drejtësinë

Kryeministri Edi Rama tha se 50% e detyrave për Shqipërinë të lëna nga Bashkimi Europian, pas procesit “Screening”, janë detyra…

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Korrupsioni, fenomen shqetësues”, Rama: 50% e detyrave të lëna nga BE lidhen me drejtësinë

Kryeministri Edi Rama tha se 50% e detyrave për Shqipërinë të lëna nga Bashkimi Europian, pas procesit “Screening”, janë detyra…