Deputeti grek përjashtohet nga partia e Mitsotakis pas komenteve për migrantët

Partia opozitare e majtë, Syriza i cilësoi si “raciste” deklaratat e deputetit grek


Një deputet i krahut të djathtë në Greqi është përjashtuar nga partia e ish-kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, që po kërkon mandatin e dytë në zgjedhjet e javës së ardhshme, për shkak të komenteve raciste të bëra pas fundosjes së një anijeje me migrantë.

Rojet bregdetare greke po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga fundosja e anijes që bartte migrantë. Nga fundosja e anijes të martën mbrëma kanë vdekur të paktën 78 persona.

Shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë po zbehen “çdo minutë”, thanë zyrtarët.

Përderisa dënoi humbjen “tragjike” të jetës, përfshirë të fëmijëve, Spilios Kriketos, deputet nga partia Demokracia e Re, tha se Greqia “nuk mund të tolerojë më shumë migrantë”. Ai këto komente i bëri gjatë një interviste për kanalin Kontra në YouTube.

Ai i akuzoi migrantët për vjedhje.

Pas kësaj interviste, partia e Mitsotakis e përjashtoi atë.

“Mendimet, sikurse ato të shprehura nga Spilios Kriketos nuk kanë vend në partinë tonë. Deklarata të urrejtjes dhe raciste nuk janë pjesë e vlerave të partisë sonë”, u tha në deklaratën e këtij subjekti politik.

Kriketos po garon për zgjedhjet legjislative të 25 qershorit, pasi Mitsotakis doli i pari në zgjedhjet e majit. Megjithatë, nga këto zgjedhje ish-kryeministri grek nuk fitoi shumicë të qartë parlamentare.

Partia opozitare e majtë, Syriza i cilësoi si “raciste” deklaratat e deputetit grek dhe kërkoi largimin e tij nga partia Demokracia e Re.

Ish-qeveria greke që ishte në pushtet më 2019-2023, e udhëhequr nga Mitsotakis, ka ndjekur një politikë strikte ndaj migracionit dhe është përqendruar në “sigurinë” dhe mbylljen e kufijve.

Mediat greke dhe organizatat joqeveritare vazhdimisht kanë akuzuar Greqinë se ka kryer dëbime “të paligjshme” të migrantëve në Detin Egje, një akuzë që është hedhur poshtë nga ekzekutivi paraprak./ REL

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…