Osmani takim me Vuçiç: S’ishte i interesuar për paqe

Franca e Gjermania i kërkuan Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat e veriut, aty ku prej disa ditësh janë rritur tensionet


Franca e Gjermania i kërkuan Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat e veriut, aty ku prej disa ditësh janë rritur tensionet.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz bënë kërkesën, duke shtuar se palët do të konsultohen sërish.

“Ajo që kërkuam nga të dy partitë është shumë e thjeshtë, organizimi i zgjedhjeve të reja, sa më shpejt në këto katër komuna, përkushtim nga ana e Kosovës, pjesëmarrje e qartë në këto zgjedhje nga pala serbe dhe zgjidhje prioritare pa vonesë, nën mbikëqyrjen dhe autoritetin e Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë Borrell, besoj se ky plan është real”, tha Macron.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e konfirmoi këtë kërkesë të bërë nga ata gjatë takimit në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, ndërsa shtoi se janë të gatshëm për shqyrtimin në bazë të ligjit të Kosovës për zgjedhjet lokale.

“Rreth 20 për qind në listat e votuesve mund të nënshkruajnë një peticion dhe përmes tij mund të iniciojnë procesin e zgjedhjeve të reja. Ne jemi të gatshëm ta ndjekim ligjin. Vuçiç nuk pranoi, por unë shpresoj që qytetarët do të lejohen që përdorin të drejtat e tyre”, u shpreh Osmani.

Njëkohësisht Osmani bëri edhe një postim në Twitter ku zbuloi se fokusi i diskutimeve kanë qenë përpjekjet e përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet.

“Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë evropiane, bashkëpunimi me partnerët dhe aleatët është kyç. Me Presidentin Emmanuel Macron, Scholz dhe Borell, diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe për përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet”, shkruan presidentja.

Nga ana tjetër kancelari gjerman Olaf Scholz shtoi se ata po përpiqen shumë për të de-përshkallëzuar tensionet në Kosovë, kjo pasi pakica etnike serbe e Kosovës bojkotoi zgjedhjet lokale të prillit në veri.

“Po përpiqemi shumë për t’u siguruar që ne të de-përshkallëzojmë tensionet që tani po intensifikohen. Ne kemi folur për këtë shumë intensivisht dhe seriozisht dhe gjithashtu ua kemi shpjeguar pikëpamjen tonë për gjërat atyre përfshirë këtu. Dhe ne do të shohim se çfarë do të vijë prej saj”, tha kancelari gjerman.

Edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrelli i është bashkuar thirrjes së Francës dhe Gjermanisë për ta mbajtur zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

Ai tha se përveç kësaj, kërkohet të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në procesin zgjedhor dhe të fillohet puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nëse ka dështim për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shkroi Borrell në Twitter.

Në fotografinë e publikuar nga shefi i diplomacisë së BE-së shihet se në Moldavi kishte takim të përbashkët mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciqit, dhe liderëve të Francës e Gjermanisë.

Shumë serbë po kërkojnë tërheqjen e kryetarëve të bashkive dhe policisë së Kosovës, duke shkaktuar një rritje të tensioneve që ka çuar në dhunë si midis palëve ashtu edhe kundër KFOR-it të Kosovës të udhëhequr nga NATO. /Top Channel

Shqipëria avancon në zbatimin e Planit të Rritjes të BE-së

Shqipëria vijon të shënojë progres në zbatimin e reformave të lidhura me procesin e integrimit evropian, duke përfituar mbështetje financiare…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria avancon në zbatimin e Planit të Rritjes të BE-së

Shqipëria vijon të shënojë progres në zbatimin e reformave të lidhura me procesin e integrimit evropian, duke përfituar mbështetje financiare…