Rama: Tre vendet e “Open Balkan”, të ftuarat e nderit në panairin botëror të Verës “Vinitaly 2023”

Kryeministri Edi Rama në “Wine vision by Open Balkan”


Kryeministri Edi Rama nga Verona, Itali, në kuadër të pjesëmarrjes së tre vendeve, themeluese të nismës së Ballkanit të Hapur, në panairin botëror të Verës “Vinitaly 2023”, në një prezantim të përbashkët në stendën “Wine vision by Open Balkan” foli edhe për forcimin e bashkëpunimit me BE.

Në konferencën e përbashkët për mediet ai theksoi se “një tjetër pikë që është shumë e rëndësishme është se po punojmë për një pikëpamje strategjike për të forcuar marrëdhënien me Bashkimin Europian, për të forcuar bashkëpunimin, por në të njëjtën kohë për t’u siguruar që të ketë një dialog shumë të qartë për “kë” bën “çfarë” dhe siç e kemi thënë më parë, kur vjen fjala për procesin e integrimit europian, për grup-kapitullin, për kapitujt, për paragrafët, për fjalitë, për presjet, pikëpresjet, ne jemi shumë të prirur t’i përmbushim ato”.

?Verona, Open Balkan Wine Vision

?Verona, Open Balkan Wine Vision – VinItaly është panairi më i madh i verës në Europë, ku prodhuesit shqiptarë të verës prezantohen për herë të parë, në stendën e Open Balkan dhe të treja vendet janë të ftuara të nderit në ditën e çeljes së dyerve???

Posted by Edi Rama on Sunday, April 2, 2023

“Ne nuk do të kërkojmë të na bëhen dhurata, nuk do të kërkojmë që të kemi përshpejtime artificiale. Do të kërkojmë të jemi shumë të mirë në këto detyra shtëpie sepse janë për ne, por në të njëjtën kohë ka disa gjëra që duhet të ndryshojnë kur vjen fjala për hendekun, konvergjencën e këtij hendeku dhe për aspektin ekonomik”, u shpreh Rama.

“Ne jemi të shqetësuar dhe nuk mund ta fsheh, për këtë vrull të ri, një vrull i ri në Europë, duke nisur nga Gjermania dhe vende të të tjera të zhvilluara në kërkim të krahut të punës dhe natyrisht është e kuptueshme, por ne nuk jemi diku gjetkë, jemi në mes të Europës dhe për këtë do të diskutojmë në mënyrë shumë të thelluar në takimin tonë të muajit maj”, vijoi Rama.

“Për ta përmbyllur doja të përmendja shifra mjaft domethënëse për vëllimin tregtar. Vëllimi tregtar i vitit 2022 midis vendeve të Ballkanit të Hapur është rritur me 24.8% për të qenë preciz, pra 1/4. Është një rritje e jashtëzakonshme, që sigurisht është rezultat i gjithçkaje që ne kemi bërë dhe sigurisht jemi shumë të lumtur të shohim që edhe në Procesin e Berlinit ka përparim.

Nuk i shohim këto nisma si kundërshtuese, por përplotësuese dhe gjithmonë do t’u bëjmë thirrje dhe anëtarëve të tjerë të kësaj kategorie a këtij rajoni, çfarëdo ta quani rajonin tonë, që të bëhen pjesë kurdo që të duan. Të bashkohen me gjysmë zemre, pa zemër, me zemër të plotë, është zgjedhja e tyre, nuk e kontrollojmë ne angazhimin me zemër ose jo. Ne kontrollojmë rezultatet dhe të mirat që nismat tona sjellin për qytetarët tanë”, tha ai.

Rama: “Smart City Albania”, identifikim në kohë reale i shkelësve të ligjit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti “Smart City Albania” e rendit Shqipërinë në nivelin më të lartë të përdorimit…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: “Smart City Albania”, identifikim në kohë reale i shkelësve të ligjit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti “Smart City Albania” e rendit Shqipërinë në nivelin më të lartë të përdorimit…