Nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Austri

Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Austrisë është rritur në vitet e fundit dhe ka potencial për tu forcuar akoma më shumë në vitet që vijnë.

Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Austrisë është rritur në vitet e fundit dhe ka potencial për tu forcuar akoma më shumë në vitet që vijnë.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi u zhvillua në Tiranë sesioni i 8-të i komisionit të përbashkët ndërqeveritar “Për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Austri”.

Punimet e këtij sesioni u përshëndetën nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj dhe ambasadori i Austrisë në Tiranë, z. Christian Steiner.

Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj vlerësoi rëndësinë e partneritetit me Austrinë dhe bashkëpunimin shumë të mirë mes dy vendeve, jo vetëm në aspektin politik, ku Austria ka mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE, por sidomos në atë ekonomik dhe tregtar.

“Austria është një partner i vlefshëm dhe i rëndësishëm i Shqipërisë. Bashkëpunimi dypalësh midis vendeve tona është i shkëlqyer, me marrëdhënie intensive politike dhe shkëmbime të mira ekonomike dhe tregtare. Përveç kësaj, Austria ka mbështetur gjithmonë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se ekziston potencial për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe investimeve të huaja direkte austriake në Shqipëri, të cilat kanë ardhur në rritje, duke arritur në rreth 64 milionë euro në vitin 2020.

Në Shqipëri operojnë disa investitorë të mëdhenj austriakë, tha Ibrahimaj, ndërkohë që po diskutohet për fusha të tjera të bashkëpunimit, me qëllim rritjen e investimeve të huaja direkte austriake në Shqipëri.

“Tashmë kemi disa investitorë të mëdhenj austriakë të cilët janë vendosur në Shqipëri, ndërkohë që fusha të tjera bashkëpunimi janë duke u eksploruar me qëllim që këto investime të rriten”, u shpreh Ministrja.

Marrëdhëniet e mira ekonomike mes dy vendeve dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të tyre u theksuan edhe nga ambasadori i Austrisë në Tiranë, z. Christian Steiner.

Ambasadori austriak vlerësoi se shkëmbimi i informacionit në komisionin e përbashkët ekonomik do të ndihmojë në promovimin e mundësive për investime dhe identifikimin e modaliteteve për ndërtimin e partneriteteve që plotësojnë qëllimin e përbashkët të prosperitetit.

Në përfundim të punimeve, palët nënshkruan dhe protokollin e sesionit të 8-të të Komisionit të përbashkët ndërqeveritar “Për bashkëpunimin Ekonomik Shqipëri-Austri, i cili vendos fokusin e bashkëpunimit në vijim mes dy vendeve, në fushat e digjitalizimit, pronësisë industriale, transportit rrugor, energjisë, bujqësisë, mjedisit, arsimit dhe formimit profesional, etj.

Për palën shqiptare, protokolli u firmos nga zv.Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Besart Kadia, si bashkëkryetari i komisionit, kurse për palën austriake nga z. Franz Wessig, bashkëkryetar nga Ministria Federale për Digjitalizimin dhe Çështjet Ekonomike.

Shqipëria dhe OKB nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit 2027–2031 për zhvillim të qëndrueshëm

Korniza u nënshkrua nga Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe Koordinatorja e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe OKB nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit 2027–2031 për zhvillim të qëndrueshëm

Korniza u nënshkrua nga Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe Koordinatorja e…