Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf

Ambasadori Zingraf uroi Kryetaren Nikolla për zgjedhjen në detyrën e lartë dhe e garantoi për vazhdimin e bashkëpunimit të Bundestagut dhe Qeverisë së re të Gjermanisë me Kuvendin dhe Qeverinë e Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, z. Peter Zingraf.

Ambasadori Zingraf uroi Kryetaren Nikolla për zgjedhjen në detyrën e lartë dhe e garantoi për vazhdimin e bashkëpunimit të Bundestagut dhe Qeverisë së re të Gjermanisë me Kuvendin dhe Qeverinë e Shqipërisë.

Bashkëpunimi dypalësh shqiptaro-gjerman është i shkëlqyer, çka u dëshmua edhe me vizitën zyrtare të Kancelares Angela Merkel në Shqipëri më 14 shtator. Bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut Gjerman është gjithashtu intensiv dhe produktiv.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, falenderoi Ambasadorin Zingraf për urimet dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë ndaj proceseve të reformave në Shqipëri, në veçanti mbështetjen e vazhdueshme për reformën në drejtësi, si edhe ndihmën për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit e pandemisë së COVID-19. Gjermania është një partner i rëndësishëm bashkëpunimi në të gjitha fushat dhe një mbështetje e fuqishme e Shqipërisë.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje se “Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë dhe Kancelares Merkel për mbështetjen e fuqishme të integrimit europian të Shqipërisë dhe së fundi edhe për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda presidencës sllovene. Shqipëria ka përmbushur me sukses pesë prioritetet e integrimit, kushtet e Bundestagut si edhe kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian i marsit 2020 dhe jemi gati të ulemi në Konferencën e parë Ndërqeveritare. Gjermania është liderja e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit është një nxitës dhe mbështetës i aspiratave europaiste si edhe i dialogut e pajtimit mes popujve të rajonit. Ne kemi besim se qeveria e re në Gjermani të vazhdojë të investojë në mbajtjen dinamike, të besueshme dhe të prekshme të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.”

Ambasadori Peter Zingraf vuri në dukje se Shqipëria është një partnere e besueshme e Gjermanisë në rajon e më gjerë dhe ky partneritet do të vazhdojë të fuqizohet edhe në të ardhmen.

Rama: Objektiv mbyllja e negociatave brenda 2027-ës, pjesa tjetër i takon vendeve të BE-së

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria synon t’i përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Objektiv mbyllja e negociatave brenda 2027-ës, pjesa tjetër i takon vendeve të BE-së

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria synon t’i përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të…