“Afganët”, Rama citon Kanunin: Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut!

Kryeministri Edi Rama në intervistën që dha sot për “CNN” shprehu edhe njëherë gatishmërinë për të pritur afganët.

Kryeministri Edi Rama në intervistën që dha sot për “CNN” u shpreh se në Afganistan nuk ka shqiptarë që presin që të largohen, ndërsa shprehu edhe njëherë gatishmërinë për të pritur afganët. Kreu i qeverisë shqiptare kritikoi një pjesë të vendeve të NATO-s, që nuk po shkojnë në këtë drejtim, pra pranimit të afganëve.

“Jo nuk ka shqiptarë që kanë mbetur atje dhe jemi gati të mirëpresim afganët që besuan tek ne, si NATO, që punuan me ne dhe që ne nuk mund të mos i ndihmojmë, ndërkohë që rrezikojnë të vdesin, është çështje jeta a vdekje për ata dhe çështje morale për ne si aleancë e NATO-s.

Shqipëria nuk është nga vendet më të pasura, por ne kemi një kujtesë dhe besojmë se është në nderin e të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe të gjitha vendeve të cilat kanë nxitur dhe mbrojtur vlerat për të cilat ne qëndrojmë në të kundërt rrezikon që NATO të zbehet në sytë e botës. Për fat të keq jo cdo kush po shkon në këtë drejtim” tha ai.

Gazetarja Bianna Golodryga e pyeti kryeministrin nëse është gati Shqipëria t’i pranojë në mënyrë të përhershme afganët? Edi Rama u shpreh se nëse afganët duan të qëndrojnë janë të mirëpritur të qëndrojnë në vendin tonë.

“Nuk është çështja nëse jam i gatshëm, është çështja që ky është një vend, ku Kushtetuta e parë, Kanuni i më shumë se 100 viteve më parë, në paragrafin e parë kishte të shkruar, “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, ata do të jenë miqtë tanë, nëse duan të qëndrojnë janë të mirëpritur të qëndrojnë”, tha ai.

Por sa afganë do të pranojë Shqipëri?

Ndryshe nga intervistat e tjera për mediat spanjolle dhe italiane, sot Edi Rama tha se numri i atyre që do të strehohen do të jetë rreth 4 mijë.

“Për momentin po punojmë për listat që po na sjellin, mund të numërojmë 2 mijë të listuar dhe 2 mijë të tjerë që po punojmë për t’u përgatitur për t’i mirëpritur, do të ketë rreth 4 mijë” ,tha ai.

Shqipëria ka bërë gati kapacitetet për të pritur grupin e afganëve që i frikësohen ardhjes në pushtet të talebanëve. Refugjatët do të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë tranzitore ndërsa më pas do të largohen drejt SHBA-së, si destinacion final.

Rishikimi i Kodit Penal, Gogu: 2348 të paraburgosur, duhet proporcionalitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rishikimi i Kodit Penal, Gogu: 2348 të paraburgosur, duhet proporcionalitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e…