
Tag: Pirro Vengu
Ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti i Partisë Socialiste Pirro Vengu, deklaroi se marrëveshja e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është marrëveshja më e madhe e financimit në historinë e mbrojtjes së vendit, që mundëson blerjen e sistemeve, pajisjeve dhe armatimit amerikan.
Ish-presidenti francez, François Hollande, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku ka patur një takim edhe me Grupin Parlamentar të Miqësisë Shqipëri–Francë në Kuvendin e Shqipërisë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndau sot pamje nga stërvitja e Regjimentit të Operacioneve Speciale, duke vënë në pah nivelin e lartë të përgatitjes dhe profesionalizmit të kësaj njësie elitare të Forcave të Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mori pjesë në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të Regjimentit të Operacioneve Speciale, duke vlerësuar rolin e këtij formacioni elitë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi sot se Akademia e Forcave të Armatosura përfaqëson një alternativë konkrete për të rinjtë që kërkojnë një karrierë të qëndrueshme, me mision dhe perspektivë zhvillimi personal.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në konferencën për shtyp u ndal edhe tek një paketë e re masash për forcimin e kapaciteteve të vendit në përballimin e emergjencave civile, duke vënë theksin te fuqizimi i flotës tokësore dhe ajrore.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në konferencën e sotme për shtyp u ndal edhe tek fondi i kushtëzuar për mbrojtjen civile duke theksuar se “kemi rritje të konsiderueshme disa herë edhe shumëfishim fondesh për 47 bashki”.
Shqipëria do të përfshihet në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza në kuadër të mandatit të Bordi i Paqes, organizatë ndërkombëtare me personalitet juridik ndërkombëtar.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë një vizite zyrtare në Hungari zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova që jetojnë dhe punojnë në atë vend.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se gjatë vizitës zyrtare në Budapest, Hungari, u firmosën dy marrëveshje bashkëpunimi.









