Spahiu në Mallakastër: Riorganizimi i strukturave shëndetësore, në funksion të nevojave të komunitetit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, u njoh nga afër me investimet, funksionimin e shërbimeve dhe punën e stafit në strukturat shëndetësore të Mallakastrës, në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe riorganizimit të tyre.