
Tag: Delina Ibrahimaj
Në kuadër të Samitit të Liderëve për Planin e Rritjes, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mirëpriti në Tiranë ministrat e ekonomisë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Komisionit Europian, në takimin ministror kushtuar iniciativës “Single Market Highway”.
Nisi sot Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, “New Frontier Investment Conference”, ku ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi vizionin e Shqipërisë për tërheqjen e investimeve cilësore, forcimin e integrimit industrial rajonal dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Bashkimin Evropian.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po punon për hartimin e një programi të dedikuar për mbështetjen e bizneseve prodhuese në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian.
Miratimi i një plani veprimi për zhvillimin e sektorit të lëndëve të para kritike (ku përfshihen mineralet, teknologjitë, energjia), tërheqjen e investimeve dhe harmonizimin e legjislacionit me Bashkimin Europian është një nga objektivat që Shqipëria synon të realizojë brenda këtij viti.
Përmbyllja e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian në vitin 2027 kërkon angazhim të përbashkët për reformat ligjore dhe përgatitjen e sipërmarrjeve shqiptare për konkurrencën në tregun europian.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në hapjen e Hackathon Sprint2Pilot, një nismë që bashkon të rinj nga universitete të ndryshme për të zhvilluar zgjidhje inovative
Buxheti i vitit 2027, i cili për herë të parë kalon vlerën e 10 miliardë eurove, synon ta përkthejë rritjen ekonomike në më shumë të ardhura dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për qytetarët.
Të ardhurat që tejkalojnë planifikimin buxhetor do të kalojnë në një fond të posaçëm në Bankën e Shqipërisë, me destinacion mbështetjen financiare të pensionistëve.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të hapë në dhjetor thirrjen e re për mbështetjen e startup-eve për vitin 2027, me një fond prej 6 milionë eurosh, përmes të cilit synohet financimi i rreth 170 ideve inovative.
Duke prezantuar prioritetet e buxhetit të MEI, Ibrahimaj deklaroi se politikat ekonomike dhe fiskale synojnë që rritja ekonomike të përkthehet drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve









