Banka e Shqipërisë: Ekonomia po rritet pranë potencialit, kreditimi u zgjerua me 15,5%

Ekonomia ruajti ritmet pozitive të rritjes gjatë vitit 2026, ndërsa aktiviteti ekonomik u mbështet nga konsumi, investimet, eksportet dhe zgjerimi i kreditimit. Sipas Bankës së Shqipërisë, ekonomia u rrit me 3,6% në tremujorin e dytë, pas rritjes prej 3,7% në tremujorin e parë.

Hoxha në Hungari: Thellim i bashkëpunimit parlamentar në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim në Asamblenë Kombëtare të Hungarisë me Márton Hajdu, kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, dhe Ildikó Éva Sopov, kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane.

Rama, takim me Zelensky në nisje të punimeve të Komunitetit Politik Europian në Irlandë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para nisjes së punimeve të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Dublin, Irlandë.

Xi Jinping bën thirrje për të vazhduar trashëgiminë e Sun Jat Senit në rilindjen kombëtare

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për të vazhduar trashëgiminë e Sun Jat Senit, njërit prej etërve të nderuar revolucionarë të kombit kinez

Rama: Nëse do të ketë një samit të NATO-s në 2028 ai do të zhvillohet në Tiranë

Në një komunikim me mediet në mbërritje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Dublin, Rama iu përgjigj interesit mbi diskutimet e fundit lidhur me zhvillimin e Samitit të NATO-s.

Rama: Sipërmarrje e përbashkët për Sazanin, nuk ka asnjë ishull të shitur apo të dhënë me qira

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti për ishullin e Sazanit është ende në proces shqyrtimi dhe se nuk ka asnjë vendim për shitjen, dhënien me koncesion apo me qira të tij.

Projektligji për sponsorizimet, bizneset mund të zbresin deri në 30% të tatimit mbi fitimin për artin, kulturën dhe sportin

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet, e cilësuar si një reformë që synon të transformojë financimin e sportit, artit dhe kulturës, duke krijuar mundësi të reja për talentin shqiptar.

Rama: Mbështetja ushtarake për Ukrainën e drejtë, duhej mbajtur hapur kanal bisedimi me Rusinë

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot të gabuar përqendrimin vetëm për mbështetje ushtarake për Ukrainën, pa mbajtur të hapur një kanal bisedimi me Rusinë.

“Netët e Muzikës Shqiptare”, nis edicioni i parë me vepra premierë të kompozitorëve shqiptarë

Muzika shqiptare e dhomës ka marrë vëmendjen e publikut me çeljen e edicionit të parë të festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”.

Hita vizitë në Akademinë e Policisë në Itali: Arsimimi dhe formimi profesional, baza për trupë moderne

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, vizitoi Akademinë e Policisë së Italisë, ku u prit nga drejtori i saj, Mario Viola.