
Category: 24/7
Shqipëria ka mposhtur mbrëmjen e sotme Finlandën me rezultatin 2-0, në përballjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për vendin e parë në Grupin C1.
Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të Endrit Hoxhës, i cili mbante postin e zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se ndryshimet e parashikuara në ligjin për sponsorizimet synojnë që të nxisin bizneset që të financojnë aktivitete në sport, art dhe kulturë, përmes lehtësive fiskale.
Qeveria miratoi sot disa ndryshime në marrëveshjen me agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ, për mbështetjen e negociatave të anëtarësimit në BE.
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se sa më e integruar dhe më e fortë institucionalisht të jetë Kosova, aq më e qëndrueshme e më prosperuese do të jetë e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor.
Shahisti Mateu Boçi, përfaqësues i Klubit Sportiv Tirana, është shpallur kampion Evrope në kategorinë U-16, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Shahut për të Rinj 2026, që u zhvillua në Hersonissos të Kretës.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit prezantoi sot platformën “e-Gjoba”, platformën elektronike për administrimin, ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave administrative
Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo zhvilloi një takim në Romë, me homologun e tij italian Matteo Piantedosi.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Forumin për të ardhmen e Atlantikut të Veriut 2026, që zhvillohet në Oslo të Norvegjisë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt zhvilloi sot një takim me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT).









