Koçiu: Bllokimi i përdorimit të monopatinave vendimi i duhur, nevojitet infrastrukturë e sigurt

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu theksoi sot se masa për bllokimin e monopatinave do të vijojë deri në rregullimin e qartë në ligj të përdorimit të tyre.


Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu theksoi sot se masa për bllokimin e monopatinave do të vijojë deri në rregullimin e qartë në ligj të përdorimit të tyre.

Gjatë një konference për shtyp, Koçiu siguroi se ky është vendimi i duhur, ndërsa solli në vëmendje rastet që referoheshin në Spitalin e Traumës si pasojë e aksidenteve me monopatina.

“Nëse do më pyesni sërish a është vendimi i duhur, do t’ju them se është vendimi i duhur për të ndaluar përdorimin e monopatinave deri në momentin që lëvizshmëria e tyre do të rregullohet ashtu siç duhet”, tha ajo.

Koçiu theksoi se deri në muajin tetor 2025 kur edhe u vendos bllokimi i monopatinave, rastet që referoheshin sidomos në Spitalin e Traumës për sa i përket dëmtimeve fizike dhe aksidenteve që vinin nga përdorimi i monopatinave ishin të shumta.

“Përdorimi i tyre pa kriter moshe, apo në mënyrën e përdorimit me shpejtësi të madhe ishte burim aksidentesh që nuk ndodhnin vetëm për përdoruesit, por edhe për kalimtarët që kalonin në rrugë”, tha Koçiu.

Sipas saj, deri në tetor 2025 gjithsej janë regjistruar mbi 990 raste për të cilat të dëmtuarit merrnin trajtim në Spitalin e Traumës, pa marrë parasysh këtu ata që nuk shkonin fare në spital.

“Përpara jetës dhe sigurisë së fëmijëve, qytetarëve të çdo lloj moshe, por sidomos fëmijëve që i përdornin pa kriter, vendimi për t’i pezulluar në mënyrë të menjëhershme është vendimi më i mirë dhe unë nuk tërhiqem nga ai vendim sa kohë nuk kemi një rregullim të qartë”, tha Koçiu.

Lidhur me kohën se kur do të kemi një rregullim të qartë, Koçiu theksoi se “jemi duke punuar për të, por nuk është një çështje aq e thjeshtë”.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për të bërë dy apo tre amendime në legjislacion apo Kod Rrugor, sepse bëhet fjalë edhe për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme në dispozicion për të lejuar lëvizshmëri të sigurt të këtyre monopatinave”, tha Koçiu.

Po ashtu, sipas saj, “kërkohet edhe një kulturë shumë e mirë e përdorimit të tyre”.

“Ka plot prindër që na falënderojnë çdo ditë për faktin se u kemi hequr monopatinat dhe nuk po i lejojmë të përdoren pa kriter nga fëmijët. Nga ana tjetër sigurisht që e kuptoj edhe shqetësimin që krijon për mos vajtjen e shpejt në punë, por besoj se siguria dhe jeta është shumë me e rëndësishme se sa kapja e orarit të punës”, tha Koçiu, ndërsa u shpreh se “ne na intereson të kemi shmangie sa më të madhe të incidenteve nga monopatinat”.

/Marrë nga ATSH

Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës : Merrni pjesë masivisht në votime, zëri juaj ka peshë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u bëri sot thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të…

Global 360

Shiroka Pula: Bashkërendim ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë,…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës : Merrni pjesë masivisht në votime, zëri juaj ka peshë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u bëri sot thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të…