Koçiu: Ndërtesat pa leje, për përdorim social apo strehim

Në konferencën e sotme për shtyp, ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu bëri të ditur se operacioni për kthimin e ligjshmërisë në territor tashmë ka marrë karakter të përhershëm, duke e kthyer territorin në një hapësirë gjithnjë e më shumë në shërbim të qytetarit.


Në konferencën e sotme për shtyp, ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu bëri të ditur se operacioni për kthimin e ligjshmërisë në territor tashmë ka marrë karakter të përhershëm, duke e kthyer territorin në një hapësirë gjithnjë e më shumë në shërbim të qytetarit. Sipas saj, janë shtuar inspektimet dhe janë përsosur metodat e monitorimit për të rritur fuqinë parandaluese të shtetit, ndërsa prishja e ndërtimeve pa leje mbetet masa e fundit, për shkak të kostove që sjell si për shtetin, ashtu edhe për qytetarët.

Ministrja theksoi se territori nuk lidhet vetëm me prishjen e ndërtimeve të paligjshme, por me mbrojtjen e investimit dhe djersës së qytetarit: nga cilësia e ndërtimit dhe respektimi i kubaturës, te hapësirat e përbashkëta të premtuara, mosdevijimi nga plani i miratuar dhe garantimi i procesit të hipotekimit. Si rezultat i fuqizimit të kontrolleve, në rang vendi janë evidentuar 252 subjekte që kanë shkelur specifikimet e lejeve të ndërtimit; janë prishur 447 ndërtime apo shtesa të paligjshme dhe janë vendosur gjoba me një vlerë të përafërt prej 12 milionë eurosh.

Një tjetër risi, sipas Koçiut, është rishikimi i kornizës ligjore, duke shtuar një mekanizëm të fortë ndëshkues dhe njëkohësisht social ndaj shkelësve të ligjit. “Përpos gjobës dhe ndjekjes penale, me rishikimin e kornizës ligjore dhe mundësinë e konfiskimit të shtesave apo ndërtesave pa leje për përdorim social apo strehim, ndërtuesit ilegalë kanë një arsye më shumë të mendohen dy herë”, nënvizoi Ministrja.

Duke folur për bashkëpunimin shtet-qytetar, Ministrja nënvizoi se rikthimi i ligjshmërisë në territor nuk është më një aksion i përkohshëm, por një angazhim i përhershëm. Ajo vlerësoi rolin e qytetarëve përmes dritares së re të raportimit “Hapësira ime Publike” në platformën e-Albania. Që prej hapjes së portalit janë regjistruar mbi 18 mijë raste të denoncuara, prej të cilave 14 mijë janë zgjidhur dhe mbi 4 mijë janë në proces shqyrtimi. Ajo theksoi se partneriteti me qytetarin do të jetë thelbësor për suksesin e operacionit, pasi askush nuk mund ta mbrojë territorin më mirë sesa vetë komuniteti që jeton dhe investon në të.

/Marrë nga ATSH

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…