Balla takon shefin e Toksikologjisë në QSUNT: Prioritet qendra për kontrollin e helmeve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me një nga specialistët e fushës së toksikologjisë në vend, duke vënë theksin te nevoja për forcimin e strukturave shëndetësore që lidhen me lëndët e rrezikshme dhe varësinë nga drogat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bëri me dije se u takua me doktor Andrin Tahirin, shef i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUNT.

Takimi u zhvillua pasi Kuvendi miratoi javën e kaluar ndryshime ligjore për lëndët psikotrope, të cilat synojnë rritjen e kontrollit dhe sigurisë.

Ai theksoi se një hap i rëndësishëm është ngritja e një Qendre Kombëtare të Kontrollit të Helmeve, që do të shërbejë për menaxhimin më efektiv të rasteve të ekspozimit ndaj substancave të rrezikshme.

Një tjetër prioritet, sipas Ballës, mbetet krijimi i një qendre rehabilitimi për personat që vuajnë nga varësia ndaj drogave, me synimin për të ofruar trajtim dhe mbështetje të specializuar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëri-Kosovë, intensifikohet bashkëpunimi në arsimin parauniversitar dhe të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, priti në një vizitë zyrtare në Tiranë Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia