Kolegji i Shën Adrianit, vatra ku u formësuan intelektualët arbëreshë

Më 19 janar të vitit 1732 u themelua Kolegji Arbëresh i Shën Adrianit, në Kalabri.


Më 19 janar të vitit 1732 u themelua Kolegji Arbëresh i Shën Adrianit, në Kalabri.

Hapja e kësaj shkolle të rëndësishme ku u formësuan shumë intelektualë arbëreshë, u bë nën kujdesin dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të papa Klementit XII. Kolegji kishte për qëllim të përgatiste klerin shqiptar të ritit lindor bizantin, që do të shërbente në kishat arbëreshe e mundësisht edhe në Shqipëri.

Në prag të Rilindjes Kombëtare, kolegji do të bëhej vatra më e nxehtë e ndjenjave të flakta të atdhedashurisë e të dëshirës për t’u çliruar nga pushtuesi.

Ky ishte një institucion përcaktues për edukimin dhe ruajtjen e identitetit kulturor të arbëreshëve të Italisë. Në këtë kolegj studiuan personalitete që lanë gjurmë në letërsinë dhe mendimin shqiptar, si: Jeronim De Rada, Jul Variboba, Zef Serembe dhe Domenico Mauro.

Një zhvillim i rëndësishëm akademik ishte krijimi i katedrës së parë të gjuhës shqipe në vitin 1849, nën drejtimin e De Radës. Ky akt shënoi institucionalizimin e studimit të shqipes në sistemin arsimor të kohës në Itali.

Pasuria e bibliotekës së këtij institucioni dhe angazhimi i vazhdueshëm pedagogjik e shndërruan këtë institut në një urë lidhëse kulturore mes arbëreshëve dhe Shqipërisë. Deri në mbylljen e tij përfundimtare në vitin 1919, kolegji përgatiti mbi 100 intelektualë shqiptarë, duke u konfirmuar si një nga institucionet me ndikim në proceset e emancipimit kulturor dhe arsimor të diasporës shqiptare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Media franceze “Ulysse”: Shqipëria, destinacioni që po tërheq miliona vizitorë

Me plazhet, malet dhe qytetet e saj, që pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, Shqipëria, një destinacion i Ballkanit, po përjeton…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Media franceze “Ulysse”: Shqipëria, destinacioni që po tërheq miliona vizitorë

Me plazhet, malet dhe qytetet e saj, që pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, Shqipëria, një destinacion i Ballkanit, po përjeton…