Salla në Dimal e Kuçovë: Vijon verifikimi i dëmve, çdo qytetar dhe fermer do të dëmshpërblehet
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ishte sot në bashkitë Dimal dhe Kuçovë, së bashku me kryetaren e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, dhe kryetarin e Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, ku po ndjek nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Gjatë takimeve, ministri Salla zhvilloi bashkëbisedim me banorët, fermerët dhe blegtorët e zonës mbi dëmet e shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit.
Ai theksoi se institucionet janë pranë çdo qytetari dhe po ndjekin nga afër situatën.
“Jemi në terren dhe pranë çdo qytetari. Verifikimi i dëmeve po vijon dhe çdo qytetar, fermer e blegtor i prekur do të dëmshpërblehet”, u shpreh ai.
Ministrit Salla deklaroi se procesi i verifikimit po kryhet në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat përkatëse, me qëllim evidentimin e plotë të dëmeve në bujqësi dhe blegtori, si dhe garantimin e mbështetjes për të gjithë të prekurit.
Burimi ATSH