Salla: Riparimi i argjinaturës në Tale drejt përfundimit, strukturat në gatishmëri të plotë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me kryetarin e bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, drejtorin e Ujitje-Kullimit Nikolin Prendi dhe ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), inspektuan nga afër situatën në argjinaturën e dëmtuar në Tale, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet intensive gjatë natës.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me kryetarin e bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, drejtorin e Ujitje-Kullimit Nikolin Prendi dhe ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), inspektuan nga afër situatën në argjinaturën e dëmtuar në Tale, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet intensive gjatë natës.

Që prej mesnatës, ekipet e ujitje-kullimit dhe ato të bashkisë po punojnë pa ndërprerje për riparimin e segmentit të prekur, duke garantuar sigurinë e zonave dhe funksionimin e sistemit kullues.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, theksoi se ekipet janë në terren, duke monitoruar situatën orë pas ore dhe ndërhyrë aty ku shfaqen problematika. Ai siguroi se strukturat janë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë e banorëve dhe funksionimin e sistemit kullues.

“Bashkia Lezhë, AKMC, Drejtoria e Ujitje-Kullimit dhe Ministria e Bujqësisë, me të gjitha mjetet në dispozicion, kanë rreth 24 orë që punojnë për riparimin e çarjes së argjinaturës. Jemi drejt mbylljes së problematikës. Dua të falënderoj Bashkinë, AKMC, Drejtorinë për gadishmërinë që kanë pasur gjatë gjithë këtyre orëve dhe shpresoj që problematika të tjera të mos na lindin gjatë 24-orëshit të ardhshëm. Megjithatë, jemi në gatishmëri të plotë bashkë me ekipin e Ministrisë së Bujqësisë, stafet e DUKT-ve dhe gjithë stafet që ka Ministria e Bujqësisë”, deklaroi ministri Salla.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu theksoi se falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të të gjitha institucioneve u parandaluan pasoja serioze dhe u bë e mundur mbrojtja e banorëve dhe tokave të zonës.

“Deri tani ne kemi bërë të pamundurën për të bllokuar çarjen e argjinaturës. Është një situatë që mund të agravonte me shpejtësi dhe falë ndërhyrjes së shpejtë ka mbetur nën kontroll. Presim që sonte ta mbyllim dhe situata të përmirësohet në zonat përreth”, deklaroi Ndreu.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, AKMC dhe Drejtorinë e Ujitje-Kullimit, vazhdon të monitorojë situatën dhe do të ndërhyjë sipas nevojës për parandalimin e përmbytjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve dhe tokave bujqësore.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: Turizmi, investimet dhe remitancat kanë ndikuar në forcimin e lekut

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se forcimi i lekut është rezultat i rritjes së ofertës së…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Turizmi, investimet dhe remitancat kanë ndikuar në forcimin e lekut

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se forcimi i lekut është rezultat i rritjes së ofertës së…