Salla koordinon strukturat në Vlorë për parandalimin e dëmeve nga reshjet

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ndodhet në Vlorë për të koordinuar në terren masat lidhur me paralajmërimin për reshje me intensitet të lartë, që priten të përfshijnë edhe rajonin jugor pas mesnatës.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ndodhet në Vlorë për të koordinuar në terren masat lidhur me paralajmërimin për reshje me intensitet të lartë, që priten të përfshijnë edhe rajonin jugor pas mesnatës.

Gjatë vizitës, ministri u takua me prefektët e Vlorës dhe Fierit, drejtorin e Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Fier dhe strukturat rajonale të ujitje-kullimit, me qëllim koordinimin e detajeve për parandalimin e dëmeve dhe përballimin e situatës emergjente.

Reshjet e dendura kanë nisur në veri, ndërsa pritet që të intensifikohen edhe në rajonin e Vlorës. Salla nënvizoi se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë, duke vijuar patrullimet dhe monitorimin e zonave të ndjeshme për përmbytje, dëme në tokat bujqësore dhe infrastrukturë.

Ministri theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe me strukturat rajonale të ujitje-kullimit, është kyç për të siguruar mbrojtjen e prodhimeve bujqësore dhe sigurinë e qytetarëve. Ai bëri me dije se janë marrë masa për pastrimin e kanaleve dhe mbajtjen e rrjetit të ujitjes në funksionim të plotë, për të përballuar intensitetin e reshjeve.

Salla u shpreh se situata do të monitorohet në kohë reale dhe qytetarët do të informohen për çdo zhvillim, ndërsa strukturat e emergjencës do të jenë të gatshme për të reaguar në çdo rast.

Ky inspektim vjen në kuadër të masave që po merr qeveria për menaxhimin efikas të situatave të jashtëzakonshme meteorologjike, duke vendosur në fokus sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Burimi ATSH

Rama për protestën: Nuk ka ende projekt për Zvërnecin, qytetarët po manipulohen

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në rrjetet sociale për protestën e organizuar në Tiranë nga shoqëria civile, ku u kërkua…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për protestën: Nuk ka ende projekt për Zvërnecin, qytetarët po manipulohen

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në rrjetet sociale për protestën e organizuar në Tiranë nga shoqëria civile, ku u kërkua…