Rreziqet gjeologjike dhe hidrogjeologjike, diskutohen mes kërkuesve shkencorë dhe përfaqësuesve të institucioneve

Njësia e Gjeoshkencave dhe Gjeoinxhinierive, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik, Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave Tiranë dhe Universitetin e Mitrovicës kanë organizuar Konferencën e parë kombëtare me temë: “Rreziqet gjeologjike dhe hidrogjeologjike”.


Njësia e Gjeoshkencave dhe Gjeoinxhinierive, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik, Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave Tiranë dhe Universitetin e Mitrovicës kanë organizuar Konferencën e parë kombëtare me temë: “Rreziqet gjeologjike dhe hidrogjeologjike”.

Kjo konferencë, e cila nisi punimet një ditë më parë në Tiranë, mblodhi bashkë profesorë dhe kërkues shkencorë, përfaqësues të 21 institucioneve shtetërore, arsimore dhe kërkimore brenda dhe jashtë vendit, si dhe përfaqësues të sektorit privat nga Shqipëria, Kosova, dhe vende të tjera të Europës dhe u drejtua nga akademiku Rrapo Ormëni, drejtues i Njësisë së Gjeoshkencave dhe Gerta Lubonja, drejtoreshë e Entit Rregullator të Ujit.

Ormëni vlerësoi bashkëpunimin me grupin kërkimor “Gjeorreziqet” dhe me grupin kërkimor “Hidrogjeologji” brenda Njësisë së Gjeoshkencave dhe Gjeoinxhinierive, si dhe bashkëpunimet me komisione e njësi të tjera pranë Akademisë së Shkencave e institucioneve kërkimore në Shqipëri, Kosovë, Austri, Itali etj.

Ai vuri në dukje se tematika specifike e rreziqeve gjeologjike dhe hidrogjeologjike ka marrë një vëmendje të veçantë në kërkimin shkencor, në politikat publike dhe në ndërgjegjësimin shoqëror, falë punës së ekspertëve të njohur në fushat e gjeologjisë, hidrogjeologjisë, inxhinierisë, arkeologjisë dhe gjeoinformacionit apo kompanive që operojnë në sektorët gjeoteknikë, ndërtimor, gjeofizik dhe mjedisor, duke sjellë aspektin praktik dhe aplikativ të dijes shkencore.

“Shqipëria është një laborator natyror i gjerë gjeologjik dhe hidrogjeologjik – një vend ku bukuria natyrore bashkëjeton me rreziqe të shumta gjeodinamike. Rreziqet gjeologjike dhe hidrogjeologjike nuk janë thjesht fenomene natyrore, por sfida ndërdisiplinore që kërkojnë vizion, koordinim dhe përgjegjësi”, tha akademiku Ormëni.

Skënder Sallahi, drejtor i departamentit të Minierave në Ministrinë e Ekonomisë së Kosovës dhe Gerta Lubonja theksuan emergjencën ndaj rreziqeve të frenimeve gjeologjike dhe natyrore dhe shprehën gatishmërinë për kontribute dhe bashkëpunime të mëtejshme për të ndërtuar strategji të përbashkëta për të ulur cenueshmërinë dhe për të rritur mbrojtjen ndaj rreziqeve, si dhe për të integruar në politikat institucionale praktikat më të mira europiane.

Seanca plenare u hap nga Christoph Hauer, Universiteti BOKU i Vjenës (Austri), i cili paraqiti punimin shkencor me temë: “Rëndësia e marrjes në konsideratë të proceseve morfodinamike në analizën e rrezikut nga përmbytjet”.

Gjatë Konferencës u zhvilluan katër sesione tematike: rreziqet gjeologjike (tërmetet, rrëshqitjet, fundosjet, errozioni dhe rreziqet nga aktivitetet minerare); prezantimi i temave në poster dhe ekspozita teknologjike; rreziqet hidrogjeologjike dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike; gjeoarkeologjia (ndërthurja e gjeoshkencave me arkeologjinë).

Në 30 punimet shkencore, që u prezantuan në kuadër të kësaj konference, u analizuan situatat aktuale të rreziqeve gjeologjike dhe hidrogjeologjike në vend nëpërmjet praktikave bashkëkohore të monitorimit e menaxhimit, si dhe u prezantuan gjetjet e reja kërkimore, me synim nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional e ndërdisiplinor dhe ndërgjegjësimin publik e institucional për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore.

Ndërsa dita e sotme e Konferecës do t’i kushtohet një vizite në terren për të kuptuar nga afër rolin e gjeoinxhinierive dhe gjeoshkencave në fushën e gjeo-hidrorreziqeve, ku si rast ilustrimi do të shërbejë vizita në zonën e Currilave në qytetin e Durrësit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Xi nxit thellimin e reformave dhe hapjen gjatë turit të inspektimit në Guangdong

Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, President i Republikës Popullore të Kinës dhe Kryetar i Komisionit…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Xi nxit thellimin e reformave dhe hapjen gjatë turit të inspektimit në Guangdong

Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, President i Republikës Popullore të Kinës dhe Kryetar i Komisionit…