Ambasada britanike: Barazia gjinore e panegociueshme, nuk ka vend për sulme ndaj ambasadorëve

Ambasada britanike në Tiranë reagoi sot lidhur me miratimin e ligjit për barazinë gjinore dhe deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.


Ambasada britanike në Tiranë reagoi sot lidhur me miratimin e ligjit për barazinë gjinore dhe deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi nuk janë të negociueshme. Ato janë të drejta themelore të njeriut dhe vlera universale që mbështesin shoqëritë demokratike”, thekson ambasada britanike në një reagim.

“Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të avancuar barazinë, dinjitetin dhe parimet demokratike. Në një shoqëri të përkushtuar ndaj këtyre vlerave nuk ka vend për sulme ndaj ambasadorëve”, nënvizon ambasada.

Dje reagoi edhe Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, për deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual.

Kos u shpreh se sulme të tilla janë të papranueshme.

Dje në Kuvend, kreu i PD-së Sali Berisha tha se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar votimin e projektligjit “Për barazinë gjinore”, por nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare bindjet e tij personale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

COREPER miraton mbylljen e kapitujve 25, 26 dhe 30 të negociatave

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se COREPER ka dhënë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për tre…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

COREPER miraton mbylljen e kapitujve 25, 26 dhe 30 të negociatave

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se COREPER ka dhënë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për tre…