Finalja e Champions League 2027 do të luhet në Madrid

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi pasditen e sotme mbledhjen e radhës në Tiranë dhe mori disa vendime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e futbollit europian.


Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi pasditen e sotme mbledhjen e radhës në Tiranë dhe mori disa vendime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e futbollit europian.

Nën drejtimin e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s votuan stadiumin “Metropolitano” të Madridit, si vendin pritës të finales së Ligës së Kampionëve për vitin 2027.

Stadiumi kombëtar i Varshavës do të presë finalen e Ligës së Kampioneve për vajza në vitin 2027, ndërsa finalja e Superkupës së UEFA-s do të luhet në Salzburg (Austri).

Finalja e Ligës së Kampionëve në futsall për vitin 2026 do të luhet në Pesaro të Italisë, finalja e EURO U-19 në futsall do të luhet në Astana (Kazakistan), ndërsa finalja e Europianit të futsallit për vajza për vitin 2027 do të luhet në Osijek (Kroaci).

KE-ja e UEFA-s mori gjithashtu disa vendime të tjera dhe diskutoi çështjet si më poshtë:

Dëmtimet afatgjata të lojtarëve në fushë në kompeticionet e klubeve të UEFA-s për djem.

Komiteti Ekzekutiv miratoi një ndryshim në rregulloret e kompeticioneve të klubeve të UEFA-s për djem 2025-2026, për të lejuar zëvendësimin e përkohshëm të maksimumi një lojtari në fushë që pëson dëmtim ose sëmundje afatgjatë, gjatë fazës së ligës, deri në javën e gjashtë të ndeshjeve (e përfshirë). Arsyeja e këtij ndryshimi është të garantohet që listat e skuadrave të mos reduktohen në mënyrë të padrejtë dhe që lojtarët të mbrohen nga ngarkesa shtesë.

Bonuse për finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s për vajza 2025.

Komiteti miratoi një shumë totale prej 1.000.000 euro për shpërndarje, bazuar në renditjen e ekipeve në Finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s për vajza, si më poshtë:

Vendi i katërt: 150.000 euro (15% rritje)

Vendi i tretë: 200.000 (20% rritje)

Vendi i dytë: 250.000 euro (25% rritje)

Vendi i parë: 400.000 euro (40% rritje)

Kërkesë për autorizimin e zhvillimit të ndeshjeve të kampionatit kombëtar jashtë territorit të UEFA-s.

Komiteti Ekzekutiv diskutoi kërkesat nga RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) dhe FIGC (Federata Italiane e Futbollit) për të miratuar zhvillimin e një ndeshjeje të kampionatit kombëtar secila jashtë vendit të tyre, në veçanti jashtë territorit të UEFA-s.

Komiteti e njohu këtë si një çështje të rëndësishme dhe në rritje, por shprehu dëshirën për të siguruar mendimin e të gjithë aktorëve përpara se të merret një vendim përfundimtar.

Ka shumë çështje për t’u zgjidhur dhe, si organ drejtues i futbollit europian, UEFA ka përgjegjësinë të marrë parasysh të gjithë faktorët e tillë. Si rezultat, nuk u mor asnjë vendim sot, por UEFA do të ndërmarrë një raund konsultimesh me të gjithë aktorët e përfshirë në futbollin europian, përfshirë edhe tifozët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Me vështrim drejt vitit 2026. Përmes zigzageve të zhvillimit global dhe domosdoshmërisë së bashkëpunimit të ri ndërkombëtar

Jemi duke ju afruar fundit të vitit 2025 dhe tashmë është momenti i përshtatshëm dhe justifikimi i plotë i momenteve…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…