Muzhaqi: Marrëveshje për trajnimin e 600 praktikantëve të programit kombëtar të praktikave të punës

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije se sot u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije se sot u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.

Sipas Muzhaqit, me anë të kësaj marrëveshje do të sigurohet trajnimi i 600 praktikantëve të programit kombëtar të praktikave të punës.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët u shpreh se “modulet e përzgjedhura janë në fushën e aftësive ndërpersonale në zhvillimin personal (Soft skills), aftësitë digjitale në performancë (Paketa Office & AI), elementët kryesorë të sjelljes organizative, roli dhe rëndësia e financave publike dhe planifikimi buxhetor, rregullat për hartimin e dokumenteve dhe elementët e tyre, etika, konflikti i interesit dhe zbatimi i tyre në administratën publike, organizimi dhe funksionimi i administratës publike dhe legjislacioni rregullator i marrëdhënieve të punës në Republikën e Shqipërisë – Kodi i Punës”.

Muzhaqi shprehu vlerësimin për faktin se kjo gjeneratë e re e praktikantëve do ta nisë karrierën shumë herë më e përgatitur se gjeneratat e mëparshme.

Aplikimet janë të hapura deri më datë 10 gusht në platformën: “praktika.riniafemijet.gov.al”.

Burimi ATSH

Hyn në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri

Në Fletoren Zyrtare, është botuar sot vendimi për krijimin e Bordit të Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hyn në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri

Në Fletoren Zyrtare, është botuar sot vendimi për krijimin e Bordit të Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve.