Dr. Bashkim Habibi sjell për lexuesit librin e dytë “Historiku i spitaleve të Durrësit”

Libri i dytë i zgjeruar “Historiku i Spitaleve të Durrësit”, që doli sot në libraritë e qytetit është një dhuratë e rëndësishme për Durrësin dhe sistemin shëndetsor të tij.


Nga Gëzim Kabashi

Dr. Bashkim Habibi e sfidon çdo ditë moshën duke punuar si mjek ortoped dhe duke u thelluar në Historikun e Spitalit të Durrësit.

Libri i dytë i zgjeruar “Historiku i Spitaleve të Durrësit”, që doli sot në libraritë e qytetit është një dhuratë e rëndësishme për Durrësin dhe sistemin shëndetsor të tij.

Një botim model nga Shtëpia botuese me përvojë “Jozef”, në faqet e të cilit vijnë informacione të shoqëruara me foto për mjekët, ndihmësmjekët, infermierët dhe laborantët e spitalit të qytetit bregdetar.

Dr. Bashkimi në rolin e një hulumtuesi për 17 vjet me radhë ka punuar për të sjellë tre botime, e veçmas në librin e fundit me 250 faqe, ka mbërritur edhe ana njerëzore e familjare e personazheve që i dhanë jetë këtij Historiku, pa lënë menjëanë edhe kontributin e kuzhinjerëve, shoferëve, rojeve, karrocierëve, etj.

Falenderimet e shumta për njerëzit që ofruan disa nga dokumentet dhe fotot, ndalen veçanërisht në mbështetjen dhe kurajon që i jep prej dy dekadash bashkëshortja Desdemona Habibi, jo vetëm në redaktimin e librit, por edhe në gjuhën e të shkruarit.

Dr. Bashkimi e fillon udhëtimin e këtij Historiku me mjekët e Durrësit mesjetar, që nga shekulli I 15-të e më pas shek. i 18-të, dhe numri i të dhënave për rreth 170 mjekë rritet së tepërmi për vitet 1900-2000.

Fotot e shfrytëzuara arrijnë në 1.042, një numër rekord, dhe autori bën kujdes që të botojë mes tyre edhe 99 foto me shënimin “Punonjës të Spitalit për të cilët nuk është e bërë e mundur gjetja e emrave”.

Bashkim Habibi është një mjek që ka marrë “mirënjohjen e qytetit” jo vetëm për kontributet e tij në mjekësi.

I lindur pranë Prishtinës në vitin 1945, ai përfundoi mësimet dhe studimet në Fakultetin e Mjekësisë, e pak më vonë emërohet në Durrës si ortopedi i parë në këtë rreth.

Që nga viti 1971 ai ka punuar si kirurg ortoped në Spitalin rajonal të Durrësit.

Pas botimit të “Historiku i Spitaleve të Durrësit” në vitin 2012, dr Bashkimi vjen para lexuesve e kolegëve me librin “”40 vjet bisturi”, një analizë skrupoloze e punës individuale 40-vjeçare.

Libri i dytë “Historiku I Spitaleve të Durrësit” i dr Bashkim Habibit, që po marrim në dorë përbën një kontribut krejtësisht personal prej pasionanti, i cili duhet të gjejë vemendjen dhe mbështetjen e
drejtuesve të spitaleve në vite.

Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula u prit në takim nga Presidenti i Hungarisë, András Baka

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të…