Qoshja: Transporti publik në Tiranë, me korsi të shpejtësisë së lartë

Investimet e realizuara deri tani kanë mundësuar një rrjet të rishikuar të linjave të autobusëve, ndalesa dhe orare itinerari të përcaktuara qartë


Rixhin Qoshja, këshilltar për transportin publik, GIZ Shqipëri, në një prononcim për ATSH-në tha se, “transporti publik në Tiranë, por dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë, Elbasan apo Vlorë, po përjeton një transformim të qëndrueshëm”.

Qoshja bëri të ditur se, si fillim është realizuar një pyetësor mbi kënaqësinë e pasagjerëve apo mënyrën sesi e përdorin transportin publik, për të kuptuar mbi nevojat e tyre dhe kemi ndikuar sado pak me ekspertizën tonë, në bashkinë e Tiranës për t’i përmirësuar ato.

“Më kryesori ka qenë implementimi i skemës subvencionuese për operatorët çka ka sjellë rritjen e shërbimit. Në vitin 2024 rreth 66 milionë udhëtime janë realizuar në transportin publik, për 8 milionë e 700 km të kryera e nga operatorët”, tha Qoshja.

Sipas tij, portali i ankesave është një mjet efikas që i shërben përmirësimit të shërbimit të transportit urban për qytetarët.

Ai tha se një nga projektet madhore që do të implementohet në bashkinë e Tiranës, është për korsinë me shpejtësi të lartë për transportin publik që do të realizojë investime të mëdha në infrastrukturë por edhe në përdorimin e mjete green që sjellin komoditet të lartë për pasagjerët.

Investimet e realizuara deri tani kanë mundësuar një rrjet të rishikuar ti linjave të autobusëve, ndalesa dhe orare itinerari të përcaktuara qartë, ndërtimin e rrugëve për biçikleta si dhe ndërtimin e dy rrugëve speciale për shkollat e biçikletave (në liqenin artificial dhe ngjitur me stadiumin).

Lexo më shumë nga

DPT: Mbi 141 mijë tatimpagues aktivë të regjistruar

Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

DPT: Mbi 141 mijë tatimpagues aktivë të regjistruar

Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes…