Diskutime me Gjermaninë për rikonstruksionin e hidrocentralit të Fierzës

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi sot një takim me drejtorin e KfW për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Klaus Mueller, ambasadorin gjerman në vendin tonë, Karlfried Bergner dhe drejtuesin e Bashkëpunimit Gjerman, Iven Schad, për të riafirmuar partneritetin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm.

Diskutimet u përqendruan në projektet strategjike në sektorë prioritar si transporti, furnizimi me ujë të pijshëm, turizmi, si edhe programet e mbështetjes për klimën dhe eficiencën energjetike.

“Veçanërisht u theksua rëndësia e projektit për rikonstruksionin e hidrocentralit të Fierzës, si një nga investimet më të rëndësishme në sektorin energjetik”, bëri të ditur ministri Malaj.

Përmes këtij bashkëpunimi, disa bashki në vend kanë përfituar investime konkrete në përmirësimin e infrastrukturës, duke kontribuar në zbutjen e varfërisë dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm për komunitetet lokale.

Ky takim konfirmon rolin kyç të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Gjermani në forcimin e kapaciteteve vendore dhe përshpejtimin e reformave drejt një zhvillimi më gjithëpërfshirës dhe miqësor me mjedisin.

Burimi ATSH

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia