KPE në Tiranë – Krerët evropianë riafirmojnë mbështetjen për Moldavinë

Me anë të një deklarate të përbashkët Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Rumania, Mbretëria e Bashkuar, presidenti i Këshillit Evropian dhe presidentja e Komisionit Evropian, pas një takimi me presidenten moldave, Maia Sandu riafirmuan mbështetjen për Moldavinë.


Me anë të një deklarate të përbashkët Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Rumania, Mbretëria e Bashkuar, presidenti i Këshillit Evropian dhe presidentja e Komisionit Evropian, pas një takimi me presidenten moldave, Maia Sandu riafirmuan mbështetjen për Moldavinë.

”Ne, udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Rumanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me presidentin e Këshillit Evropian dhe presidenten e Komisionit Evropian, u takuam me presidenten Maia Sandu në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të fortë dhe të bashkuar për Republikën e Moldavisë dhe të ardhmen e saj evropiane”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

”Ne mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm të Moldavisë për reformën demokratike, sundimin e ligjit dhe vlerat e përbashkëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Moldavia e ka bërë bashkimin me Unionin pjesë të Kushtetutës së saj, duke treguar qartë se kjo është rruga që populli i saj ka zgjedhur për të ardhmen e tij”, theksohej në të.

”Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur Moldavinë në bërjen e një demokracie të begatë dhe të lulëzuar – ku qytetarët gëzojnë të njëjtat mundësi dhe cilësi jete si njerëzit në të gjithë Bashkimin Evropian. Transformimi ekonomik i Moldavisë është qendror për këtë vizion. Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e vendit për të ndërtuar një ekonomi më të fortë dhe më konkurruese – një ekonomi që krijon vende pune, tërheq investime dhe ofron përfitime të prekshme për të gjithë moldavët.

Ne e përgëzojmë Moldavinë për ruajtjen e stabilitetit në një mjedis rajonal sfidues dhe për veprimin si një partner i besueshëm për paqen dhe sigurinë evropiane. Ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, është thelbësore që moldavët të jenë në gjendje të zgjedhin të ardhmen e tyre lirisht, pa ndërhyrje të huaja. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Moldavinë në mbrojtjen e proceseve të saj demokratike dhe forcimin e qëndrueshmërisë së saj ndaj kërcënimeve të jashtme.

Ne qëndrojmë me popullin e Moldavisë ndërsa ata vazhdojnë në rrugën që kanë zgjedhur lirisht – një të ardhme më të mirë brenda një Evrope të fortë, të bashkuar dhe paqësore”, përfundon deklarata.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shkolla e vizatimit, institucioni i parë i artit në Shqipëri

Më 29 janar 1932 u çel e para shkollë arti në Shqipëri, Shkolla e Vizatimit. Shkolla e Vizatimit, e çelur…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Shkolla e vizatimit, institucioni i parë i artit në Shqipëri

Më 29 janar 1932 u çel e para shkollë arti në Shqipëri, Shkolla e Vizatimit. Shkolla e Vizatimit, e çelur…