Giro d’Italia, Ristani mesazh për qytetarët e Tiranës: Bashkia, masa për një përvojë të bukur për të gjithë

Gara starton në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj në orën 13:00, për të vijuar itinerarin dy qytetet e tjera që janë Durrësi dhe Vlora dhe që do të jenë mikpritëset e kësaj sfide spektakolare.


Gara më prestigjioze e çiklizmit në Europë, Giro d’Italia, ka mbërritur për herë të parë në Shqipëri, duke e bërë vendin tonë dhe veçanërisht Tiranën, epiqendrën e çiklizmit në Europë. Nga data 9 deri më 11 maj 2025, kryeqyteti ynë do të jetë në vëmendjen ndërkombëtare. Me qëllim mbarëvajtjen e organizimit dhe aktiviteteve të parashikuara, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani ka kërkuar njëkohësisht bashkëpunimin e qytetarëve, si një faktor shumë i rëndësishëm për finalizimin me sukses të këtij eventi historik.

“Kjo ngjarje historike që do ta vërë qytetin tonë në median ndërkombëtare, duam që të jetë e gëzueshme dhe e shijueshme për të gjithë qytetarët e Tiranës. Në mënyrë që kjo të jetë e tillë, do kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve. Ajo që do të ndodhë nesër e pasnesër, përveç festës dhe haresë po bën edhe një bllokim të pjesshëm të qytetit. Disa prej akseve kryesore të Tiranës do jenë të bllokuara për qarkullimin e makinave, ndërkohë që transporti publik është devijuar. Do të kërkonim bashkëpunim tuaj për ata që kanë mundësi të mos përdorin mjetet e tyre private dhe që kanë mundësi të tjera alternative të lëvizjes, t’i përdorin ato. Për të gjithë të tjerët që nuk kanë mundësi të tjera për të lëvizur, përveç se me makinat e tyre, do të donim të konsultonin paraprakisht itinerarin që duhet të zgjedhin, para se të shkojnë në punë e shkollë. Të gjithë kopshtet e çerdhet tona do të vijojnë të qëndrojnë të hapura dhe për ata prindër që do kenë vështirësi të marrin fëmijët e tyre në oraret e zakonshme, stafi ynë do jetë aty me orare të zgjatura”, u shpreh Ristani.

Përveç bashkëpunimit, ajo nënvizoi edhe rëndësinë e informimit dhe konsultimit me faqen e internetit të Bashkisë së Tiranës, për ta bërë “Giro d’Italia” një përvojë të bukur dhe për t’u shijuar nga të gjithë.

“Duam që kjo të jetë një përvojë e bukur për të gjithë. Ju lutem këshillohuni me faqet tona për të parë rrugët e bllokuara dhe oraret kur ato do jenë të bllokuara për makinat dhe shijoni gjatë gjithë fundjavës Giro d’Italia”, përfundoi Ristani.

Gara starton në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj në orën 13:00, për të vijuar itinerarin dy qytetet e tjera që janë Durrësi dhe Vlora dhe që do të jenë mikpritëset e kësaj sfide spektakolare. Ajo do të përmbyllet në Sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

APEC 2025: Marrëdhënia Kina-ShBA si çelësi i stabilitetit dhe prosperitetit global

Takimi i 32-të Ekonomik i Liderëve të APEC-ut u zhvillua në Republikën e Koresë nga 31 tetori deri më 1…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

APEC 2025: Marrëdhënia Kina-ShBA si çelësi i stabilitetit dhe prosperitetit global

Takimi i 32-të Ekonomik i Liderëve të APEC-ut u zhvillua në Republikën e Koresë nga 31 tetori deri më 1…