Rama: Pas Manchester City dhe Nadal, në diskutime për të sjellë edhe akademinë e NBA

Kryeministri, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se Durrësi do të shndërrohet në një destinacion të një kompleksi akademish sportive.


Kryeministri, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se Durrësi do të shndërrohet në një destinacion të një kompleksi akademish sportive.

Gjatë takimit të mbajtur në Tiranë, ku kreu i PS-së paraqiti vizionin e forcës politike që ai drejton për sportin, Rama tha janë hedhur themelet që kanë munguar për shumë e shumë vite, pasi u hodhën në erë një herë e një kohë dhe pasi sporti u abandonua plotësisht.

Kryeministri informoi se shumë shpejt do të ngrihet infrastruktura dhe Akademia e Manchester City-t në Durrës.

“Nëse sot kemi këtu një shembull që nuk mund të imagjinohej disa vite më parë të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër, në një nga shkollat më të famshme të futbollit që është shkolla e Manchester City-t, shumë shpejt do të kemi të gjithë infrastrukturën e Akademisë dhe shkollës në Durrës, ku ashtu siç e kemi biseduar me pronarët dhe drejtuesit teknik të Manchester City-t, do të krijojmë një destinacion rajonal për të gjithë talentet e futbollit”, tha Rama.

Kryeministri foli dhe për mundësinë e vendosjes po në Durrës të Akademisë së Tenisit të Rafael Nadal.

“Jemi duke hedhur hapa për Akademinë e Tenisit të Rafael Nadal, po në Durrës”, shtoi ai.

Njëkohësisht kryeministri deklaroi se kanë filluar diskutimet me NBN për Akademinë e NBN.

“NBN do të bëjë një akademi në rajon dhe iu pëlqen që akademia të vendoset në Shqipëri. Kanë parë edhe zonën atje”, informoi Rama.

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…