Berisha: Pensionet do indeksohen dyfishin e inflacionin

Berisha tha po ashtu se do të zbatohet përgjysmimi i çmimit në të gjitha udhëtimet ndërurbane të pensionistëve.


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha siguroi sot se “pensionet do rriten me 20 për qind dhe do indeksohen dyfishin e inflacionit.

Në një konferencë me Sindikatat e Bashkuara, Berisha theksoi po ashtu se “nuk do mund të ketë rrogë të ulët nën 500 euro”.

“Ne luftojmë shumë për një klimë miqësore për biznesin dhe unë garantoj çdo sipërmarrës se ky imponim ligjor i qeverisë do shoqërohet me lehtësira të mëdha fiskale në mënyrë që ata përsëri të kenë fitimin që meritojnë, të investojnë, të punësojnë dhe të zgjerojnë punën e tyre. Por rrogë nën 500 euro nuk mund të ketë”, tha ai.

Po ashtu, Berisha premtoi vendosjen e pagës për orë pune. “Ne do ecim në rrugën që ecin vendet e lira. Vendet e lira nuk ecin në rrugën e shfrytëzimit të egër, ecin në rrugën e përhapjes së mirëqenies, rritjes së nivelit të jetesës së tyre”, shtoi ai.

Duke folur për pensionsitët, Berisha tha se ata do kenë kartën e konsumatorit.

“Karta e konsumatorit parashikon që ata të marrin 20 përqindëshin që paguajnë si TVSH çdo 6 muaj, dmth do marrin rreth 450 euro në vit zbritje të çmimeve të ushqimeve dhe gjërat bazë. I garantoj pensionistët dhe të gjithë të moshuarit se lista e rimbursimeve do jetë identike me Italinë. Do merret lista e rimbursimeve që Italia ka për qytetarët e vet dhe ne do e vendosim këtu. Ne nuk jemi si Italia, por për ilaçet do të jemi ne se ilaçet nuk janë luks”, shtoi ai.

Berisha tha po ashtu se do të zbatohet përgjysmimi i çmimit në të gjitha udhëtimet ndërurbane të pensionistëve.

“Nuk mund të lësh kurrë ti atë që ka punuar gjithë jetën dhe t’i thuash tani se ky fondi i pensioneve këtu është keqmenaxhuar nga qeveritë, nuk më lë mua të rris pensionet. Ky është mashtrim publik. Se vërtet ky fondi nuk i ka paratë për t’i rritur, por nga buxheti mund të çosh paratë për të rritur këtë fondin”, tha ai.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Politikat për rininë 2027, 50 milionë lekë për infrastrukturën rinore në shtatë bashki

Financimi nga Agjencia Kombëtare e Rinisë do të mbështesë shtatë projekte në bashkitë Himarë, Bulqizë, Selenicë, Divjakë, Cërrik, Shijak dhe…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Politikat për rininë 2027, 50 milionë lekë për infrastrukturën rinore në shtatë bashki

Financimi nga Agjencia Kombëtare e Rinisë do të mbështesë shtatë projekte në bashkitë Himarë, Bulqizë, Selenicë, Divjakë, Cërrik, Shijak dhe…