Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij Rama foli edhe për mandatin e 4-t.

“Kjo e fundit ishte tërësisht e Ulsiut (Manjës), e mandatit të 5-të. Jo se nuk do të marrë PS mandatin e 5-të, por për pjesën time nuk flet Ulsiu, flas vetë. Edhe duhet sqaruar kjo, se Ulsiu edhe ministër drejtësie po, prokuror po, nga Dibra po dhe thonë njerëzit duhet të dijë ndonjë gjë ky, por nuk di gjë”, u shpreh Rama.

Rama vlerësoi edhe sallën ku u mbajt takimi i sotëm, duke u shprehur se është në lartësinë të ambicies së kryebashkiakut Pjerin Ndreu.

Më pas Rama foli për atë që e cilësoi si “kryetema dhe kryefjala” e 11 majit, që është Shqipëria në Bashkimin Evropian.

Rama u shpreh se është zgjedhur të bëhen këto takime me të rinjtë, sepse përfituesit më të mëdhenj të Shqipërisë në BE do të jenë pikërisht të rinjtë.

“Bashkë me bashkëmoshatarët tuaj duhet të angazhoheni fuqimisht që në 11 maj masivisht votuesit e parë, masivisht votuesit e rinj të mbështesin negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE dhe mbështesin planin tonë shumë ambicioz të mbylljes së negociatave në fund të 2027-ës, në mënyrë që të anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade”, tha Rama.

Burimi ATSH

Ambasadori Cremades viziton Universitetin e Gjirokastrës

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një vizitë në qytetin e Gjirokastrës, me ftesë të Rektorit të Universitetit…

Global 360

Mitsotakis pas takimit më Ramën: Greqia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas takimit me homologun e tij, Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Cremades viziton Universitetin e Gjirokastrës

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një vizitë në qytetin e Gjirokastrës, me ftesë të Rektorit të Universitetit…