Kos nis vizitën në Tiranë, takim me Kryeministrin Rama

Kjo vizitë do të shërbejë si një rast për të diskutuar me autoritetet shqiptare mbi gjendjen e procesit të anëtarësimit në BE, veçanërisht progresin në reformat themelore dhe në drejtësi.


Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos ka nisur vizitën e saj zyrtare në Tiranë.

Kos e nisi vizitën me takimin me Kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.

Pas takimit mes Ramës dhe Kos dhe delegacioneve respektive, në orën 10.40, do të mbahet konferenca e përbashkët për mediat.

Kos po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë në datat 12-14 mars, duke shënuar misionin e saj të parë zyrtar në vend.

Kjo vizitë do të shërbejë si një rast për të diskutuar me autoritetet shqiptare mbi gjendjen e procesit të anëtarësimit në BE, veçanërisht progresin në reformat themelore dhe në drejtësi.

Vizita do të jetë gjithashtu një mundësi për të përcjellë rëndësinë e konsolidimit të arritjeve përmes rezultateve të mëtejshme të prekshme, në përputhje me natyrën e bazuar në merita të procesit.

Ndër të tjera, Komisionerja do të takohet me kryenegociatoren për integrimin në BE, Majlinda Dhuka dhe me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali.

Gjatë vizitës në Shqipëri, Komisionerja Kos do të angazhohet gjithashtu me institucionet e pavarura shqiptare të drejtësisë, deputetë, duke përfshirë përfaqësues nga opozita, si dhe me organizata të shoqërisë civile.

Si pjesë e misionit të saj, Komisionerja Kos do të vizitojë tre projekte të financuara nga BE në Elbasan, ku do të angazhohet me sipërmarrje sociale të mbështetura nga asetet e konfiskuara nga krimi i organizuar, do të angazhohet me gra viktima të dhunës me bazë gjinore dhe shkëmbime me studentë të rinj që marrin pjesë në programin e shkëmbimit të shkollave të Ballkanit Perëndimor, i cili mbështet pajtimin dhe mësimin ndërkulturor dhe dialogun.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: I gatshëm të dialogoj me qytetarët jo me protestues të kurdisur, përfaqësoj vullnetin e mbi 800 mijë shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një komunikim me mediat, pas mbledhjes së qeverisë, se kërkesat për dorëheqjen e tij…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: I gatshëm të dialogoj me qytetarët jo me protestues të kurdisur, përfaqësoj vullnetin e mbi 800 mijë shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një komunikim me mediat, pas mbledhjes së qeverisë, se kërkesat për dorëheqjen e tij…