Trump: Zelensky do të vizitojë Uashingtonin të premten

Raportet e mediave sugjeruan se Ukraina dhe SHBA-ja kishin rënë dakord tashmë për një marrëveshje kornizë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron të vizitojë Uashingtonin të premten.

“Kam dëgjuar se ai do të vijë të premten, sigurisht që është në rregull për mua, nëse ai do të donte”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Tema kryesore e diskutimit pritet të jetë marrëveshja që i jep Shteteve të Bashkuara të Amerikës akses në burimet minerale në Ukrainë, duke përfshirë tokat e rralla.

Marrëveshja ka qenë në negociata për javë të tëra dhe Trump tha se Zelensky dëshironte të nënshkruante dokumentin me të personalisht.

Megjithatë, Trump nuk dha detaje rreth marrëveshjes së mundshme.

Më herët, raportet e mediave sugjeruan se Ukraina dhe SHBA-ja kishin rënë dakord tashmë për një marrëveshje kornizë.

“AVANGARDET”

Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”. Kurator Helidon Haliti. Përurimi më, 19 qershor - Ora 20:00

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“AVANGARDET”

Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”. Kurator Helidon Haliti. Përurimi më, 19 qershor - Ora 20:00