Rama: Shqipërinë turistike e bëmë ne, përmbysëm historinë e marrëdhënieve të botës me ne

Kryeministri Edi Rama tha sot se “Shqipërinë turistike e bëmë ne dhe askush tjetër”.


Kryeministri Edi Rama tha sot se “Shqipërinë turistike e bëmë ne dhe askush tjetër”.

“Në radhë të parë me atë rilindjen urbane dhe pastaj me durim me një politikë të jashtme dinjitoze që e ka bërë Shqipërinë lajm të mirë dhe vend të respektuar dhe sigurisht me plot punë të tjera në të gjitha drejtimet”, vuri në dukje Rama duke iu përgjigjur komentit të një ndjekësi në rrjetet sociale, në rubrikën ‘Sy m’sy”.

Kryeministri Rama iu përgjigj komentit: “Nuk është mërita jote që vijnë më shumë turistë është merita e Zotit, që na ka fal një vend të bukur e të bekuar , por është për të ardhur keq që nuk kemi ditur të zgjedhim njerëzit e duhur për të na drejtuar se dhe ti njësoj me Berishën e Metën je, nuk ka asnjë ndryshim prandaj më mirë rri rehat sa të kesh pushtet se ishalla të vjen edhe ty radha siç ju erdhën atyre të luftosh nëpër gjykata e nëpër burgje”.

“Merita e Zotit dmth ftesa për Shqipërinë si vend nderi i panairit global të Berlinit për turizmin. Çudi e madhe, punët tona të mira janë punë e Zotit, ndërsa edhe kur bie shi në tre orë saç binte dikur më parë në 3 muaj dhe ka një përmbytje siç ndodhin kudo për javë në Evropë është faji im, faji i qeverisë. Po lind pyetja po pse kur na e fali ne zoti këtë vend me bukuri të bekuar kur erdha unë në qeveri apo kur Zoti bëri botën dhe i vuri shqiptarët këtu. Pra meqë ne qenkemi të gjithë njësoj sipas teje pse nuk vinin turistët edhe përpara se të vinin PS bashkë me mua në qeveri”, theksoi Rama.

Por, vijoi Rama, meqë deti, malet, lumenjtë aty ishin pse nuk na zinte njeri me gojë për këto bukuri që na ka falur Zoti, por vetëm për plehra dhe tërë të zezat.

“Kush e përmbysi këtë histori të marrëdhënieve të botës me ne dhe kush i bëri të gjithë mediat e botës të flasin për Shqipërinë si destinacion turistik, Zoti. Po pse u kujtua zoti këto vitet e fundit që jemi ne në qeveri dhe nuk deshi t’ia dinte fare përpara kur qeverisnin ata që e bënë këtë vend zhele katran me bojë në sytë e botës dhe që nuk ua hidhte sytë askush, fare. Eh more Sali Kurra edhe emrin e profilit fallco e ke vënë goxha problematik siç thotë populli; Zoti ndihmon ata që ndihmojnë veten”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “edhe Shqipërinë turistike e bëmë ne dhe askush tjetër. Në radhë të parë me atë rilindjen urbane dhe pastaj me durim me një politikë të jashtme dinjitoze që e ka bërë Shqipërinë lajm të mirë dhe vend të respektuar dhe sigurisht me plot punë të tjera në të gjitha drejtimet. Shqipëria ftohet si vendi i nderit në panairin global të turizmit në Berlin, ftohet sepse kemi punuar për këtë ditë. Ditë më të mira do të vijnë sepse punojmë për to dhe sepse nuk jemi të gjithë njësoj, por ne jemi shumë më ndryshe. ne jemi vetë ndryshimi”.

Lexo më shumë nga

Minxhozi në takimet e verës të Bankingut Qendror 2025: Shqipëria përparon drejt risive teknologjike financiare

Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, mori pjesë në takimet e verës të Bankingut Qendror 2025 (Central…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Minxhozi në takimet e verës të Bankingut Qendror 2025: Shqipëria përparon drejt risive teknologjike financiare

Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, mori pjesë në takimet e verës të Bankingut Qendror 2025 (Central…