Balla, thirrje opozitës: Votoni ndryshimet në Kodin Zgjedhor, po krijoni alibi dhe ngërç

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla kërkoi votën e opozitës në seancën e 13 shkurtit për ndryshimet e Kodit Zgjedhor


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla kërkoi votën e opozitës në seancën e 13 shkurtit për ndryshimet e Kodit Zgjedhor; pagesën e postës së kthimit të fletëvotimit, zgjerimin e afatit të regjistrimit të kandidatëve dhe përfshirjen e partive në numërimin e votës së diasporës.

“Dy çështje që duan zgjidhje të menjëhershme. E para, sa i përket një kërkese dhe mirëkuptimi që motrat dhe vëllezërit në diasporë mos të paguajmë për postën e kthimit, sikurse ne të tre nuk do paguajmë më 11 maj, e njëjta gjë edhe për ata. Kjo çështje nuk duhet politizuar. Kush e ka pasur seriozisht votën e diasporës nuk duhet të mungojë, dhe të japë votën. Çështja e dytë në ndihmë të procesit. Kemi disa afate dhe rezulton që koha prej 50 ditësh nga koha e depozitimit të kandidatit dhe miratimi i fletës së votimit printimi dhe dërgimi me postë është një kohë e shkurtër. KQZ ka kërkuar vetëm 10 ditë. Nuk janë elementë të natyrës politike, janë të natyrës teknike. Elementi i tretë për të cilën kemi arritur dakordësi me PD që të jemi të sinqertë është për numërimin. PD nuk kishte besim te KQZ,hajde ta bëjmë. Këto të trija do të votohen më 13 shkurt. Kush nuk vjen do bëjë atë që ka bërë gjithë këto vite, të bllokojë,” tha Balla në një intervistë televizive.

Sipas tij, nëse nuk votohen në kuvend ndryshimet për pagesën e fletëvotimit çështja mund të kalojë në KQZ, por dhe aty duhet vota e opozitës.

Ndërsa kërkesën e opozitës për votim me dokumente të huaja ai e cilësoi tallje dhe alibi për humbjen.

“Ta zëmë se na mori perëndia mendtë të gjithëve dhe ramë dakord me këtë propozim idiotesk. KQZ do duhet të verifikojë që kjo kartë ID amerikane, gjermane, ruse, kineze është e vlefshme sepse ata nuk dinë që PER që ka ngritur KQZ është një infrastrukturë që është e ndërlidhur me disa sisteme në Shqipëri, ajo lidhet me një bazë të dhënash dhe konfirmohet vërtetësia. Sot me Chatgpt bëjnë kartë “fake”. Ndaj këta vijnë me një propozim që është i pazbatueshëm dhe kështu të krijojnë një ngërç. PD ka zgjedhur një alibi për ta bllokuar votën e diasporës sepse po kuptojnë që po humbin, apo nuk kanë dashur ndonjëherë”, tha Balla.

Ai i konsideroi thashetheme deklaratat se administrata po kërcënohet me heqje nga puna për të dhënë emrat e të afërmve në diasporë.

“Patronazhisti Elon Musk në Pensilvani jo vetëm bënte fushatë por ofronte 1 milion dollarë për t’u regjistruar. Në Shqipëri nuk lejohet. Ajo që po bëjnë mbështetësit e PS është të marrin në telefon xhaxhain, dajën dhe i thonë regjistrohu të lutem, pra zëvendësojnë punën e KQZ. Ju merreni me thashetheme. Kjo gjë nuk ndodh kurrë. Në fund të fundit PS ka 100 mijë anëtarë s’ka nevojë për administratën. Sot në Gjermani të marrin në telefon aktivistët e partisë të thonë hajdeni votoni. Rrini të qetë në këtë aspekt. Që nga bllokimi në Kuvend kuptohet që po ndërtohet raporti i zi i votës së 11 majit”, theksoi Balla.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.