Kuvendi Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030, Rama: Krenar për PS

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në punimet e Kuvendit Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030, në Pallatin e Kongreseve.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në punimet e Kuvendit Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030, në Pallatin e Kongreseve.

Kreu i qeverisë ndau një video nga Kuvendi Kombëtar Rinor, ku shprehet: “Krenar për PS”.

Rama u shpreh në fjalën e tij se vota për Partinë Socialiste është e vetmja votë për ndryshimin, ndërsa vota për të tjerët është një votë e sigurt për zhgënjimin.

“Gjithë të tjerët premtojnë çdo gjë, sepse nuk kanë asnjë gjë në dorë. Ndërsa ne premtojmë atë që bëjmë dhe kemi në dorë të bëjmë atë që premtojmë,” shtoi ai.

“Të gjithë ta dinë mirë se kjo nuk është koha për të luajtur me fatin e Shqipërisë duke e djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër, apo në mangallën e disa partiçkave të reja që të vetmen gjë të re kanë moshën e drejtuesve të tyre,” tha Rama.

Kryeministri theksoi se kjo është koha kur kur shqiptarët duhet ta përdorin votën për Shqipërinë 2030, për Shqipërinë Europë të Ballkanit dhe pjesë të pandashme të Europës së bashkuar.

“100 ditë nga sot, kjo parti, forca e përbashkët e vajzave, djemve, grave, burrave, nënave, baballarëve, gjysheve, gjyshërve, forca e përbashkët e shqiptarëve në qytet dhe në fshat, në Shqipëri dhe në diasporë, Partia Socialiste e Shqipërisë, do ta marrë mandatin e katërt për ta ngjitur atdheun tonë të përbashkët në majën e lartë të 2030-tës, aty ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Europa dhe në atë majë, ne do ta vendosim përgjithnjë flamurin tonë kombëtar, aty ku është oborri i shtëpisë së familjes europiane, ku do të hyjmë nga dera kryesore si të barabartë mes të barabartësh, anëtarë të Bashkimit Europian,” tha Rama.

“100 ditë nga sot, shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë, do të na mbështesin më shumë se asnjë herë më parë, jo thjeshtë se ne jemi më të mirët dhe pse më të mirë se ne nuk ka – se në fakt nuk ka – po sepse si asnjë herë tjetër, Shqipëria i është afruar asaj maje dhe shqiptarët që të gjithë, pa përjashtim, duhet ta dinë atë që, sidoqoftë – fatmirësisht shumica e tyre e di fare mirë – atë majë që tani shihet me sy dhe në një distancë shikimi me sy, arrihet në këmbë si një realitet konkret dhe i prekshëm dhe jo si një ëndërr që nuk realizohet kurrë, – nuk e afroi koha, por e afroi vizioni, e afroi skuadra, e afroi përpjekja jonë e jashtëzakonshme e gjithë këtyre viteve,” theksoi më tej kreu i qeverisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lançohet projekti EU4Migration, Lamallari: Mbështetje në përballimin e sfidave aktuale dhe atyre të ardhshme

Projekti “BE për Migracionin-EU4Migration” u lançua sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të Ministrisë së Brendshme, delegacionit…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Lançohet projekti EU4Migration, Lamallari: Mbështetje në përballimin e sfidave aktuale dhe atyre të ardhshme

Projekti “BE për Migracionin-EU4Migration” u lançua sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të Ministrisë së Brendshme, delegacionit…