Rama: Brenda dhjetorit, marrëveshje me EBA për programin e sigurisë në shkolla

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishin sot në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier


Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishin sot në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier për të vijuar takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve si TikTok.

Në fjalën e tij, Rama u ndal tek fakti se qeveria e tij vendosi oficerët e sigurisë në shkolla.

“Ne i kemi vënë oficerët e sigurisë në shkolla. Nuk kishte oficerë sigurie në shkolla”, tha Rama duke shtuar se, “kur ne i kemi vënë oficerët e sigurisë nuk ishin nxënësit që dilnin jashtë, ishte gjithë hashashi që futej brenda në shkollë, nëpër klasa, futej nga dera e shkollës. Në kuptimin që shkolla ishte komplet han”, tha Rama.

“Ne i kemi vënë oficerët e sigurisë. E kemi shtuar numrin e oficerëve të sigurisë dhe patjetër që duhet shtuar akoma, nuk diskutohet. Patjetër që mes oficerëve të sigurisë ka ndër ata që e bëjnë punën shumë mirë, ka ndër ata që nuk e bëjnë punën shumë mirë”, tha Rama.

Por, shtoi Kryeministri, “bindja ime është që në këtë botë ku teknologjia është bërë oportunitet dhe jo problem, me teknologjinë ne mund të zgjidhim gjëra që nuk do i zgjidhnim kurrë deri dje”.

Rama u shpreh se, “ne brenda dhjetorit, kemi një vit që merremi me këtë projekt, do të mbyllim marrëveshjen përfundimtare me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe për një program të sigurisë në shkollë që është një nga sukseset më të bukura ë teknologjisë dhe që është një rast suksesi i jashtëzakonshëm në atë shtet me vendosjen nën monitorim digjital të shkollës në çdo klasë, në çdo korridor, në hyrje e në dalje. Çfarë ka sjellë atje? Ka sjellë që ka ndryshuar komplet dinamika e jetës në shkollë”, tha Rama.

“S’ka aty “doli, shkoi te lokali”, se duke gjëmuar me njerëz, disa e bëjnë si duhet, disa nuk e bëjnë si duhet, dikush mbyll sytë, dikë e ka zënë gjumi, dikush bën sikur s’kupton, kurse me këtë sistem që nga drejtoria e shkollës, tek drejtoria rajonale, tek policia, do ta kenë shkollën në kohë reale në çdo moment pasqyrë për të parë kush hyn, kush del, çdo klasë, edhe mësuesit, edhe nxënësit, çdo prind, sa herë dojë, do vijë, do shikojë. Po ma trego pak fëmijën tim si rri në klasë. Rri në bankë, rri mbi bankë apo rri nën bankë?”, u shpreh Rama.

“E me këtë program, ata praktikisht e kanë çuar bullizmin në nivele minimale, sepse të qënit sikur po bën mësim në sy të të gjithë publikut, natyrisht që ai është një program që ka protokoll, që kush shikon çfarë shikon, si shikon, etj., ka bërë që të ketë një transformim shumë të madh të marrëdhënieve dhe të sjelljes dhe që të fokusohet vëmëndja realisht, aty ku duhet fokusuar dhe jo të shpërqëndrohet dhe të shikohet nga të katër anët, sikur nga të katër anët të gjithë fëmijët janë me thika, janë me celular etj”, theksoi Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Hoxha me homologun estonez: Thellojmë bashkëpunimin në inovacion dhe transformimin e shërbimeve publike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me Margus Tsahkna, ministrin e Punëve të…

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha me homologun estonez: Thellojmë bashkëpunimin në inovacion dhe transformimin e shërbimeve publike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me Margus Tsahkna, ministrin e Punëve të…