Gonxhja: 200 mijë të rinj mundësi për punë dhe pushime në sektorin e turizmit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja gjatë prezantimit të Kalendarit Turistik të Eventeve përmes aplikacionit TEA 2.0, sot në Tiranë, i bëri thirrje studentëve dhe të rinjve që kanë arsim profesional, që të bëhen pjesë e turizmit, për punë dhe për pushime.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja gjatë prezantimit të Kalendarit Turistik të Eventeve përmes aplikacionit TEA 2.0, sot në Tiranë, i bëri thirrje studentëve dhe të rinjve që kanë arsim profesional, që të bëhen pjesë e turizmit, për punë dhe për pushime.

“Për 200 mijë të rinj që ndjekin arsimin e mesëm dhe të lartë, turizmi mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të kaluar një verë me një eksperiencë tjetër pune dhe të ardhurash, por edhe pushimesh të bukura dhe të afrohen dhe punojnë në sektorin e turizmit edhe në të ardhmen”, tha Gonxhja, teksa vuri në dukje se, “kjo është një thirrje që ndihmon ekonomisë e vendit dhe kjo vlerë e madhe e kapitalit human që është në bangat e shkollave, të mos e shohin verën vetëm si një shkëputje, por ta shohin si një angazhim të vërtetë për përfitime ekonomike, por dhe në drejtim të njohjes së vendit”.

Gjatë fjalës së tij ministri tha se, fokusi mbetet identifikimi dhe promovimi i historisë dhe trashëgimisë së Shqipërisë, për brezat e rinj, sidomos ata që jetojnë jashtë vendit.

“Të gjithë ne punojmë fort që ta lartojmë Shqipërinë dhe ta bëjmë të jetë një vend më i mirëqenur, më i gjallë, i bukur dhe më i mirë në çdo aspekt dhe një interes strategjik kombëtar, siç është turizmi, është një nga mjetet kryesore për ta arritur këtë gjë. Aplikacioni TEA na shërben në mënyrë ndërvepruese të gjithëve ne, që të maksimizojmë të gjitha projektet tona, investimet dhe programet të marrin më shumë vëmendje dhe të gjenerojnë një cikël të jashtëzakonshëm ekonomik nga turizmi”, u shpreh Gonxhja.

Sipas tij, kultura e përfshirë në MEKI është një fushë që funksionon tërësisht me të gjitha dimensionet e saj.

“Ne synojmë ta vëmë ekonominë në funksion të kulturës dhe kulturën në funksion të ekonomisë. MEKI ka mbështetur 2300 evente kulturore nga të cilat 797 evente janë të skenës artistike të pavarur dhe 1200 evente nga institucionet kulturore që zhvillohen në sallat dhe sheshet kryesore të vendit, ose 23% më shumë evente se vitin e kaluar. Ndërkohë janë zhvilluar 320 evente të Javëve Ndërkombëtare Kulturore me 20 shtete pjesëmarrëse”, u shpreh Gonxhja. (ATSH)

Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës dhe marrëdhëniet historike shqiptaro-amerikane

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Boston, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore dhe zhvilloi takime…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës dhe marrëdhëniet historike shqiptaro-amerikane

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Boston, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore dhe zhvilloi takime…