Balla: Kod unik për çdo banesë në Shqipëri

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi sot se në Shqipëri, çdo banesë do të ketë kod unik.


Ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi sot se në Shqipëri, çdo banesë do të ketë kod unik.

Në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare ku ndodhej për të raportuar mbi shqyrtimin në parim të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9270, datë 29.7.2004, “Për sistemin e adresave”, të ndryshuar, Balla tha se, Regjistri Kombëtar i Adresave duhet të përditësohet në mënyrë të rregullt.

“Çdo banesë në Shqipëri do të ketë një kod unik. Kemi punuar edhe me akte nënligjore”, tha Balla teksa shtoi se, “ligjet e mira duan sanksione të forta”.

Balla gjithashtu u shpreh se, Regjistri Kombëtar i Adresave duhet të përditësohet në mënyrë të rregullt dhe sipas tij kjo do të shërbejë edhe për turizmin.

“Banesat duhet që të kenë kod unik, që edhe turistët të gjejnë saktë adresën. Historia që banesa është tek Pallati me Shigjeta, më pas keni një kioskë e shko në kat të tretë, kjo nuk do të funksionojë. Me kodin unik, ky problem do të marrë fund. Kemi parashikuar kod edhe për banesën, edhe për ndërtesën”, tha Balla.

Balla nënvizoi se, “kodi unik nuk ka të bëjë me kodin 10-shifror zgjedhor. Kodi 10-shifror zgjedhor është një rudiment i vjetër që ka ngelur nga ligji i vitit 2004, i cili është shfuqizuar, por ka vazhduar të transpozohet në fakt edhe në Kod Zgjedhor”.

“Për të adresuar në mënyrë një objekt në territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet këtij regjistri kombëtar adresash, nevojiten 8 elementë të adresave. E para, është bashkia, e dyta është njësia administrative, e treta është brenda qytetit, fshatit, e katërta është kodi postar, e pesta është bulevardi, rruga, rrugica, sheshi ose parku”.

Gjithashtu, shtoi Balla, përfshihet, “numri i ndërtesës që ka ecur në mbi 80% të territorit, numri i hyrjes dhe numri i apartamentit. Këto 8 elementë ka Regjistri Kombëtar i Adresave”.

Lexo më shumë nga

Rama: Kemi gati statusin e ushtarakëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se statusi i ushtarakëve është gati dhe shumë shpejt do të jepet edhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kemi gati statusin e ushtarakëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se statusi i ushtarakëve është gati dhe shumë shpejt do të jepet edhe…